main banner
       Home      I      Rreth kësaj faqeje      I        Kontaktoni       I         English                                                                       Shkoni në faqen e ISHM
                    Mbështetur nga
    ARTIKUJ DHE STUDIME
Rrapo Zguri

Krijimi i websiteve të para të lajmeve në Shqipëri daton në vitet 1999 -2000. Hapja e ISP-ve të para (ISP - Internet Servis Provider – Përftues i Shërbimit të Internetit) si Ada-net apo Abissnet në vitin 1998 bëri që shërbimi i internetit të hyjë në treg dhe për rrjedhojë kjo solli rritjen e numrit të përdoruesve dhe rritjen e interesit masiv për shërbimet e super-rrjetit të informacionit. Mediat tradicionale ishin ndër aktorët e parë mediatikë që iu drejtuan internetit, ...lexoni artikullin e plotë në .pdf
Rutina profesionale e gazetarit shqiptar: Një profil i ditës së punës
Jonila Godole

Në përgjithësi kur flitet për veprimtarinë profesionale të gazetarëve në punën e tyre të përditshme në studime, përqëndrimi mbetet kryesisht te organizimi i redaksisë sipas hierarkisë dhe ndarjes së rubrikave. Analizimi i praktikës gazetareske ka rëndësi për disa arsye. Ndër to më e rëndësishmja ështëtë identifikojë se kush është sot vërtet gazetar. Ai që moderon, që prezanton edicionin e lajmeve, që „hedh“ informacionet online, që përzgjedh dhe transmeton muzikën në Radio apo TV rrallë ka një formim të mirëfilltë gazetaresk. Më së shumti janë persona të specializuar në fusha të ndryshme...lexoni artikullin e plotë në .pdf
Epoka e medias "cross-platform" dhe ndikimi i saj në tregun e medias
Thanas Goga

Tregu i medias shqiptare mbizotërohet qartësisht nga media elektronike, dhe veçanërisht nga televizioni, ndërkohë që të dhënat e tirazheve të shtypit të përditshëm dhe atij periodik lënë shumë për të dëshiruar. Përveç RTSH-së, apo shërbimit publik të transmetimeve, ka edhe dy operatorë të tjerë të liçensuar për transmetime analoge televizive në shkallë kombëtare, 75 stacione lokale televizive, 70 stacione kabllore, si dhe dy operatorë të shërbimeve të transmetimeve numerike tokësore dhe satelitore. Gjithashtu, ka tre stacione radioje që transmetojnë në shkallë kombëtare, dhe 68 stacione të tjera lokale FM radio. ...lexoni artikullin e plotë në .pdf
Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias, 2012
imageRaporti “Zhvillimi i Medias Dixhitale” për Shqipërinë u botua në shkurt 2012 në kuadrin e projektit global Zhvillimi i Medias Dixhitale, të zbatuar nga Programi i Medias i Shoqërisë së Hapur. Projekti shqyrton ndryshimet domethënëse në peizazhin mediatik në 60 vende, duke u përqendruar te mënyra se si këto ndryshime ndikojnë në thelbin e shërbimit demokratik që çdo sistem mediatik duhet të përmbushë: lajmet për çështjet politike, ekonomike dhe sociale. Përveç raporteve të secilit vend, projekti përfshin edhe materiale plotësuese për tema kyçe të lidhura me median dixhitale. Raportet e vendeve të ndryshme, materialet plotësuese si dhe informacione të tjera gjenden në këtë adresë: www.mediapolicy.org

Ritmi i shpejtë i zhvillimit në këtë fushë sjell nevojën për një përditësim të vazhdueshëm të aspekteve më të rëndësishëm dhe më të ndryshueshëm të peisazhit mediatik. Në këtë kuadër, ky sektor përmban edhe një sërë artikujsh plotësues me zhvillimet e fundit dhe më të rëndësishme të rastit shqiptar, ashtu si vërehen në raportin “Zhvillimi i Medias Dixhitale.” Kjo seri artikujsh përqendrohet ndër të tjera në tema të tilla si reforma e vazhdueshme mediatike, kalimi në transmetime dixhitale, reforma e autoritetit rregullator dhe ajo e transmetuesit publik, etj.
Lexoni Raportet e vendeve të tjera
Logo OSF
media-policy-logo
Lexoni Raportin (pdf)
Mediat online në Shqipëri – një vështrim panoramik
Zhvillimi i medias dixhitale në Shqipëri
Etika e mediave në epokën e digjitalizimit
Adrian Vehbiu

Interneti u popullarizua si teknologji e komunikimit masiv praktikisht menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe kolapsit të regjimeve komuniste në Europën Lindore, pa çka se ndonjë lidhje shkakësore mes këtyre dy ngjarjeve epokale nuk e vendosim dot. Gjithsesi, të dy rastet kanë të përbashkët prirjen objektive për demokratizim, decentralizim dhe masivizim të sistemeve, e cila vjen me të mirat dhe efektet e saj anësore....lexoni artikullin e plotë në .pdf
Media e Shërbimit Publik (MShP) dhe sfida e dyfishtë e digjitalizimit
Dr. Mirela Oktrova

Menaxhimi i së ardhmes digjitale të Medias së Shërbimit Publik (më tej MShP) dhe përgjithësisht të medias në Shqipëri është sa problem perceptimi aq dhe problem aplikimi. Perceptimi i deritanishëm për procesin e kalimit në transmetimet digjitale vuan përgjithësisht nga kuptimi i tij si proces thjesht teknologjik, paçka se ligji dhe strategjia përkatëse bëjnë kujdes si për garantimin e pluralizmit ashtu edhe për forcimin e karakterit publik të MShP gjatë dhe pas këtij procesi....lexoni artikullin e plotë në .pdf
Revolucioni i humbur: Mediat e reja dhe aktivizmi
Dr. Ermal Hasimja

Përhapja e shpejtë e rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, etj.) në Shqipëri u shoqërua me shpresën për përvoja revolucionarizuese të komunikimit në vende të tjera të botës dhe me shpresën e gjallërimit të aktivizmit qytetar e politik. Kjo shpresë mbetet sot e parealizuar në shumicën e konteksteve demokratike, por përligjet fort në rastin e konteksteve autoritariste. Në këtë shkrim do të përpiqem të tregoj përse potencialet e supozuara të një revolucioni të komunikimit nuk kanë dhënë dhe nuk do të japin efektet e pritura në rastin e Shqipërisë, të paktën për një periudhë afatmesme dhe në kushtet e sotme të teknologjisë së informacionit. ...lexoni artikullin e plotë në .pdf
Vrapimi i maratonës: përpjekje për të reformuar ligjet e Shqipërisë për shpifjen
Darian Pavli

Në fillim të vitit 2012, Shqipëria miratoi reforma të plota të ligjeve të saj civile dhe penale për shpifjen, duke i harmonizuar ato shumë më tepër me standardet demokratike evropiane. Reformat përfaqësonin kulmin e shumë viteve lobim nga aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, të shtrira në kohëzgjatjen e tri legjislaturave radhazi. Ato janë gjithashtu një studim interesant rasti të një përpjekjeje afatgjatë për të prodhuar shtysën politike për reforma politikisht të pakëndshme: ...lexoni artikullin e plotë në .pdf
Dёshtimi i ligjit tё medias audiovizive dhe mbajtja peng e interesit publik
Raimonda Nelku

Shoqёria shqiptare e ka ende tё vёshtirё rrugёn drejt perspektivёs sё Europёs dhe kontradiktat e brendshme mbajnё peng vullnetin pёr tё bёrё gjithçka nevojitet pёr njё shtet qё i shёrben së drejtёs. Ligji “Për mediat audiovizive,” i miratuar pak javё mё parё, ka qenё njё gur prove pёr pёrfaqёsuesit e popullit nё Kuvendin e Shqipёrisё. Ata provuan se nuk e mbajtёn peshёn e tij. Ky ligj pёr rrjedhojё nuk arriti tё vijё nё lartёsinё e solemnitetit dhe nё tёrёsinё e kuptimit, me tё cilёn e shpall kushtetuta e Shqipёrisё tё drejtёn e shqiptarёve pёr informim, ku liria e shprehjes, deklarohet se garantohet me ligj....lexoni artikullin e plotë në .pdf
Kalimi në Transmetime Numerike
Enio Haxhimihali

Vendet e BE kanë përparuar në implementimin e rrjeteve numerike dhe mbylljen e transmetimeve analoge. Shumica prej tyre tashmë kanë arritur në transmetimet numerike 100 %, me përjashtim të Greqisë që parashikon vitin 2015 si afatin e fundit për këto transmetime. Përsa i përket rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore aktualisht ai është në proces të kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Shumica e këtyre vendeve kanë hartuar strategjitë e kalimit në numerik, kanë përshtatur kuadrin ligjor dhe kanë përcaktuar Planin e Veprimit ...lexoni artikullin e plotë në .pdf