Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News
Studentët në 10 universitete trajnohen për edukimin mediatik

Studentët në 10 universitete trajnohen për edukimin mediatik

in Ami News, News

Instituti Shqiptar i Medias përfundoi ciklin e parë të trajnimeve analitike për edukimin për median dhe informacionin në 10 universitete partnere, publike dhe private në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Cikli i 10 kurseve të zhvilluara në periudhën prill-qershor është pjesë e projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqipare,” të zbatuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri. 

Qëllimi i trajnimeve dy-ditore ishte të rriste kapacitetin e studentëve për të kuptuar më mirë median dhe informacionin, si dhe për të zhvilluar mendimin kritik për të vlerësuar mesazhet dhe informacionin që marrin çdo ditë nga media, rrjetet sociale, apo burime të tjera. Në këto trajnime u angazhuan më shumë se 200 studentë të fakulteteve të ndryshme, kurse trajnerët përfshinin ekspertë të lëndës në këto universitete, si dhe trajnerë të Institutit Shqiptar të Medias për edukimin për median dhe informacionin.

Disa nga temat e trajtuara gjatë trajnimeve lidheshin me konceptet bazë të edukimit për median dhe informacionin, si dhe domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve me këto koncepte. Vëmendje e veçantë iu kushtua shpjegimit të rasteve dhe mënyrave se si mediat ndikojnë në sjelljen dhe botëkuptimin tonë, si dhe elementeve që mund të përdoren për të vlerësuar besueshmërinë e informacionit. Dallimi i faktit nga opinioni, si dhe në përgjithësi aftësia për të dalluar lajmet e rreme ishte një tjetër temë e rrahur në trajnime.

Trajnerët u ndalën në shembuj konkretë dhe analizuan lajme bashkë me studentët, duke u përpjekur të nxisin mendimin kritik ndaj informacionit që studentët marrin çdo ditë. Gjithashtu u trajtuan raste konkrete të dezinformimit dhe lajmeve te rreme duke u bazuar në fushat specifike të studimit të fakulteteve të përzgjedhura. Siguria online dhe efekti i rrjeteve sociale dhe mediave online në cilësinë e informacionit ishte gjithashtu një temë me interes për pjesëmarrësit.

Ky cikël trajnimesh do të pasohet me një cikël të dytë kursesh, ku studentët do të aftësohen për prodhimin e përmbajtjes mediatike, si dhe instrumentet e ndryshme të dallimit të dezinformimit online.

Ky projekt zbatohet me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. 

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias