Në Librazhd u zhvillua Festivali Folklorik i Fëmijëve nga shtatë shkolla 9-vjecare të kësaj bashkie të cilët sollën këngë dhe valle popullore, të traditës së zonave nga ata vijnë.
I konceptuar si Festivali i interpretuesve të vegjël popullorë, ky festival shënon edicionin e tij të tretë, pas një shkëputje prej 12 vitesh dhe vjen si një projekt i shoqatës “Progresi për të gjithë “ në bashkëpunim me QKF, Bashkinë Librazhd, me mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në skenën e këtij festivali, performuan 80 fëmijë të shkollave të Polisit, Zgoshtit, Dorëzit, Dragostunjës, Hotolishtit, Togëzit dhe Kuturmanit, të cilët krahas këngëve e valleve sollën dhe një kostumografi të pasur.
Festivali tregoi se në ato shkolla ku punohet për ruajtjen e traditës dhe të trashëgimisë kulturore, suksesi nuk mungon. E treguan këtë grupet e shkollave të Dragostunjës e të Dorëzit ,që u vlerësuan si grupet më të mira të këtij festivali.
Për më shumë, mund të klikoni linqet:
https://www.youtube.com/watch?v=SmHPjH1EvkQ&ab_channel=EtnografiaLibrazhd