Nëse jeni të apasionuar pas lojërave, kreativitetit dhe nxitjes së ndryshimit dhe dëshironi të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj nga e gjithë Evropa, atëherë “Play for Change: Youth Goals through Game Design” është mundësia për ju!
Shkëmbimi rinor do të zhvillohet përgjatë datave 21 – 29 shtator 2025 (duke përfshirë ditët e udhëtimit) në Wielen, Poloni. Udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi mbulohen 100% nga programi Erasmus+.
Përmes workshop-eve ndërvepruese dhe aktiviteteve ndërkulturore, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të krijojnë lojërat e tyre edukative, duke eksploruar njëkohësisht tema si:
- Objektivat Rinore të BE-së;
- Përfshirja dhe Diversiteti;
- Dialogu Ndërkulturor;
- Arsimi joformal dhe ndërtimi i ekipit.
Kush mund të aplikojë?
• 4 të rinj të moshës 18–25 vjeç;
• 1 udhëheqës rinor (pa kufizim moshe – mundësisht me përvojë pune me të rinjtë).
Dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të interesit me email: yrci.alb@gmail.com
Afati i fundit për të aplikuar: 26 Gusht 2025