Autoriteti i Mediave Audiovizive përmes fushatës “Fol Shqip” ka pasur në qendër të vëmendjes përdorimin e fjalëve të huaja në media me qëllim ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe, si dhe ndërgjegjësimin e gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medias për rëndësinë e përdorimit të fjalëve të gjuhës shqipe.
Në kuadër të kësaj fushate, Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka realizuar studimin e mëposhtëm, me fokus monitorimin e përdorimit të fjalëve të huaja në mediat audiovizive, me synimin për të dokumentuar dhe analizuar nga ana statistikore prirjet e përdorimit të
fjalëve të huaja në media.
Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.