Revista Juridike Shqiptare, e themeluar nga EMA (European Movement Albania) në vitin 2017, synon të sjellë analiza ligjore të shoqëruara me rekomandime konkrete mbi tema që variojnë nga legjislacioni shqiptar dhe të drejtat e njeriut, deri te çështjet praktike e administrative, si edhe procesi i integrimit europian dhe zhvillimet në BE në tërësi.
Nëse jeni kërkues apo specialist ligjor, përfaqësues i një organizate të shoqërisë civile ose gazetar, të interesuar për të dhënë kontributin tuaj, më shumë udhëzime gjeni duke vizituar faqen zyrtare www.lawjournal.al
Mirëpriten dorëzime artikujsh edhe jashtë kësaj thirrjeje, duke dërguar artikullin e plotë në shqip ose anglisht, CV-në dhe një biografi të shkurtër (deri në 200 fjalë) në adresën: info@em-al.org