Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home News
AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

in News

Në një botë ku inteligjenca artificiale po transformon mënyrën e prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, bëhet gjithnjë e më e vështirë, por edhe më e rëndësishme, që të dallosh burimet dhe nuancat e informacionit. Kjo ishte tema e forumit të diskutimit që u organizua me studentët e Western Balkans University më 29 janar.  

Qëllimi i aktivitetit ishte të nxisë reflektimin mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ekosistemin mediatik, mbi rreziqet e dezinformimit dhe mbi mënyrat praktike për të përmirësuar verifikimin e informacionit për publikun dhe profesionistët e medias, si dhe rolin e edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Erlis Çela, ekspert i medias dhe Zëvendës-Rektor në WBU, theksoi dimensionin etik dhe ligjor të përdorimit të inteligjencës artificiale në gazetari dhe media. AI-ja, edhe pse ofron mundësi për rritjen e efikasitetit në prodhimin e përmbajtjes, krijon edhe dilema komplekse për profesionalizmin, pavarësinë redaksionale dhe ruajtjen e standardeve etike.

Nga ana tjetër, Emirjon Senja, ekspert i medias dhe drejtues i Skyweb.al, u ndal te ndikimi i algoritmeve dhe teknologjive të AI në qarkullimin e përmbajtjeve mediatike. Ai theksoi se algoritmet — të cilat prioritizojnë shpesh përmbajtje emocionale dhe sensacionale — mund të favorizojnë shpërndarjen e dezinformimit dhe narrativeve të pasakta, duke vënë në provë aftësinë e publikut për të dalluar informacionin e saktë.

Në këtë kontekst, u theksua se e rëndësishme është të kuptuarit se si platformat digjitale “zgjedhin” përmbajtjen që arrin te përdoruesit, si dhe nevoja për të forcuar mekanizma të verifikimit të lajmeve dhe fakt-checking, veçanërisht në një epokë kur përmbajtja e gjeneruar nga AI po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë.

Studentët u njohën edhe me mjetet praktike për identifikimin dhe verifikimin e informacionit në media, përmes qasjes së fact-checking dhe analizës kritike të burimeve të informacionit. Folësit nënvizuan se edukimi mediatik, jo vetëm për profesionistët e medias por edhe për publikun e gjerë, është thelbësor për të ndërtuar rezistencë ndaj manipulimit dhe lajmeve të rreme.

Ky fokus nxit reflektimin mbi rolin që duhet të luajë edukimi për median dhe informacionin në një kohë kur inteligjenca artificiale bëhet gjithnjë e më e pranishme në prodhimin editorial dhe konsumin e lajmeve.

Diskutimi përfshiu sfida të tilla si transparenca e proceseve automatike, ruajtja e integritetit të informacionit, dhe nevoja për politika, rregulla dhe praktika që mbrojnë besueshmërinë mediatike në kohën e teknologjive të avancuara.

Kjo tryezë diskutimi ishte pjesë e projektit rajonal “Media Jonë: Një projekt i shoqërisë civile për të nxitur edukimin për median dhe aktivizmin, kundër polarizimit, në dobi të dialogut,” mbështetur nga Bashkimi Europian.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias