Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Publications
Inteligjenca Artificiale, Media dhe Demokracia: Sfida dhe Rekomandime për Shqipërinë

Inteligjenca Artificiale, Media dhe Demokracia: Sfida dhe Rekomandime për Shqipërinë

in Publications

Inteligjenca artificiale (IA) po ndryshon mënyrën si prodhojmë, ndajmë dhe konsumojmë lajmet — dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Por a jemi të përgatitur?

Peizazhi mediatik shqiptar tashmë vuan nga polarizimi politik i thellë, nga probleme serioze me dezinformimin dhe nga besim i ulët publik. IA ka potencialin t’i përkeqësojë të gjitha këto ndjeshëm:

  • Algoritmet e platformave sociale shpërblejnë përmbajtjen emocionale dhe sensacionaliste, duke i dhënë avantazh dezinformimit ndaj gazetarisë së verifikuar.
  • Deepfake-et dhe mediat sintetike e bëjnë manipulimin audioviziv shumë më të lehtë, më të lirë dhe më të vështirë për t’u zbuluar.
  • Mungesa e transparencës për IA-në përdorur në prodhimin e lajmeve rrezikon të gërryjë edhe më tej besimin e publikut ndaj medias.
  • Manipulimi politik nëpërmjet mesazheve të personalizuara me IA dhe rrjeteve të llogarive false po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar.

Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria është e detyruar të harmonizohet me Aktin e IA-së të Bashkimit Europian. Ky akt kërkon, ndër të tjera, etiketimin e qartë të përmbajtjes së gjeneruar nga IA, mbikëqyrje njerëzore mbi sistemet e IA me rrezik të lartë, si dhe ndalimin e teknikave manipuluese subliminale në komunikimin politik. Megjithatë, deri në fillim të vitit 2026 asnjë ligj konkret nuk ishte miratuar në Shqipëri për zbatimin e këtyre detyrimeve.

Ky policy brief shqyrton çfarë po ndodh me IA-në në median shqiptare sot, pse ka rëndësi për demokracinë dhe çfarë duhet të ndryshojë për të ardhmen, si dhe cilat janë temat më delikate që duhen konsideruar.

Ky është policy brief-i i parë i serisë “IA, Media dhe Demokracia në Shqipëri”, i realizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, në partneritet me De Balie, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Shqipëri. 

AI, Media and DemocracyDownload

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Gjin Bue Shpata,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
imunify-bot-check
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias