Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Publications
IA dhe e ardhmja e gazetarisë

IA dhe e ardhmja e gazetarisë

in Publications

Instituti Shqiptar i Medias sjell në gjuhën shqipe dokumentin informues të UNESCO-s “IA dhe e ardhmja e gazetarisë”, hartuar nga Dr. Anya Schiffrin (Columbia University).

Ndryshe nga kodet etike që përqendrohen te redaksia, ky dokument shqyrton tablonë e madhe: çfarë ndodh me modelin ekonomik të gazetarisë kur përmbajtja e saj përdoret për të trajnuar modelet e mëdha gjuhësore pa leje dhe pa kompensim? Çfarë ndodh me trafikun dhe me të ardhurat kur kërkimi në internet zëvendësohet nga përgjigjet e gjeneruara nga IA?

Dokumenti nis me konstatimin se redaksitë anembanë botës po e përqafojnë IA-në gjenerative si mjet raportimi dhe analize, por me kujdes: saktësia mbetet parësore, “halucinacionet” e sistemeve janë një rrezik real dhe mbikëqyrja njerëzore është e domosdoshme sa herë që kjo teknologji përdoret. Krahas kësaj, gazetarët po e mbulojnë vetë temën dhe po edukojnë publikun për rreziqet e deepfake-ve, rreziqe që shumë prej tyre i kanë përjetuar personalisht, përmes përmbajtjeve të rreme të krijuara për t’i diskredituar.

Një pjesë e analizës i kushtohet anës ekonomike dhe ligjore. Autorja shpjegon si kompanitë e IA-së grumbullojnë sasi masive përmbajtjeje nga interneti duke iu referuar doktrinës amerikane të “përdorimit të drejtë” (fair use), një koncept i hartuar shumë përpara se kjo teknologji të ekzistonte, dhe si mediat po përgjigjen përmes padive gjyqësore ose marrëveshjeve të licencimit. Dokumenti krahason kuadrin rregullator në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani e Japoni, duke nënvizuar boshllëqet që i lënë botuesit të pambrojtur, dhe përshkruan punën e nismave ndërkombëtare për autenticitetin dhe prejardhjen e përmbajtjes, si standardi C2PA.

Përfundimi është i qartë: koha për të reflektuar dhe për të vepruar është tani, jo pasi zgjidhjet të jenë ngurtësuar. Ftojmë gazetarët, redaksitë, studiuesit dhe politikëbërësit ta lexojnë këtë dokument.

IA dhe e ardhmja e gazetarisëDownload

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias