Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News
“Barra e përvojës”: dokumentar për vështirësitë e gazetareve në Ballkanin Perëndimor

“Barra e përvojës”: dokumentar për vështirësitë e gazetareve në Ballkanin Perëndimor

in Ami News

“Barra e përvojës” është një dokumentar që trajton kërcënimet dhe ngacmimet që pësojnë gazetaret në Ballkanin Perëndimor. Filmi ka në qendër tre gazetare: Serbeze Haxhiaj, gazetare investigative nga Kosova, Nataša Kovačev, gazetare televizive nga Serbia, si dhe Vanja Stokić, gazetare dhe redaktore e medias online nga Bosnja dhe Hercegovina. Të treja ato shpesh marrin kërcënime për shkak të punës që bëjnë si gazetare.

Filmi i jep zë gazetareve që ato të shpjegojnë për të gjthë publikun përvojat që kanë patur në gazetari, por edhe që të ngrenë pyetje për gjendjen e gazetarisë, pasi formulimi i pyetjeve për të marrë përgjigje për çështje me interes publik është baza e punës së gazetarit. “Ka shumë superheroina në rajon, por edhe në botë. Ata që kritikojnë punën e tyre nga rehatia e kolltukut duhet të pyesin veten se si do të ishte kjo botë nëse këto gazetare nuk do të ngrinin çështje delikate, nuk do të bënin pyetje provokuese, nuk do të vinin në dyshim sistemin, apo nuk do të nxirrnin në pah padrejtësitë,” thoë Sabrina Begović Ćorić, regjisore e filmit.

Dokumentari është realizuar nga Mediacentar Sarajevo dhe SEENPM, në kuadrin e projektit rajonal ‘PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.’ Projekti zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevo, Kosovo 2.0, Instituti Malazez i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Shkolla e Gazetarisë e Novi Sad, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias