Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News

Bashkimi i fuqive na bën më të suksesshëm në punën që bëjmë!

in Ami News

Shefkije Alasani

Nisma Rajonale e Kombeve të Bashkuara ‘Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim’, bëri bashkë gazetarë të rinj nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut duke ndërtuar kështu një urë të re bashkëpunimi mes gazetarëve të rinj në dy vendet fqinje. Gjatë shkëmbimeve gazetareske në Shkup e Tiranë, grupi i gazetarëve të rinjw pati mundësi të zgjerojë diapazonin e njohurive profesionale, të njihen me problematikat e përbashkëta, zgjeruan listën e kontakteve dhe shtuan idetë e bashkëpunimit ndërkufitar. Gjatë ligjërimeve me ekspertë të botës mediatike në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, gazetarët e rinj u njoftuan e diskutuan mbi gazetarinë bashkëpunuese dhe sesi ajo mund të përdoret për të përmirësuar portretizimin e diversitetit në media, raportimin etik, adresimin e njëanshmërisë dhe diskriminimit në media, gjuhwn e urrejtjes në mediat tona, etj.

Nisur nga gjendja aktuale e mediave në dy vendet, duke pasur parasysh këtu digjitalizimin, luftën për të qenë të parët apo garën për klikime e shikueshmëri, roli edukativ i mediave në një shoqëri ishte një ndër temat, që mori vëmendjen më të madhe gjatë programit. Gazetarët shprehën shqetësimet e tyre rreth degradimit të rolit të medias në shumë raste duke humbur kështu vlerat etike dhe profesionale.

Për mua si një gazetare e re nga Maqedonia e Veriut pjesëmarrja në këtë program kishte një rëndësi të veçantë. Edhe pse si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende ballkanike me sfidat dhe problemet e njëjta si në të gjithë rajonin, kur zhytesh në raportimin e problemeve të vendit tënd mendon se askund tjetër në botë nuk ndodhin të tilla gjëra. Duke qenë pjesë e këtij programi dhe duke diskutuar për çështje të rëndësishme profesionale kupton se me të njëjta sfida përballen dhe koleget e tu nga ana tjetër dhe mw pas duke ndarë shembuj nga eksperienca të ndryshme mëson se si mundesh më lehtë të gjendesh në situata të ndryshme. Unë besoj fuqishëm se bashkimi i forcave në çdo profesion na bën më të suksesshëm, por sidomos në gazetari ky fenomen ka një rëndësi edhe më të madhe. Programi në fjalë na mundësi pikërisht këtë: të njohim më mirë njëri-tjetrin, por dhe vetveten, ti bashkojmë forcat dhe të jemi më të suksesshëm në punën që bëjmë, por mbi të gjitha na dha mundësinë dhe të krijojmë miq shumë të mirë.    

Programi i shkëmbimit të gazetarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u zbatua në bashkëpunim me UNESCO-n, Institutin Shqiptar të Medias dhe Institutin Maqedonas të Medias. Programi kishte për qëllim të fuqizojë të rinjtë të përfshihen në narrativa konstruktive, të forcojnë dialogun ndërkulturor, përfshirjen, barazinë gjinore dhe të krijojnë mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë në rajon.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias