Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në fushën e gazetarisë
Çfarë është IA dhe si lidhet ajo me median

Çfarë është IA dhe si lidhet ajo me median

in Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në fushën e gazetarisë

Inteligjenca Artificiale (IA) është një fushë e shkencave kompjuterike që krijon sisteme të afta për të kryer detyra, të cilat zakonisht kërkojnë inteligjencën e njeriut. IA përfshin algoritme që analizojnë të dhëna ekzistuese, nxjerrin përfundime dhe ofrojnë rekomandime në pak sekonda.

Në kontekstin e medias, Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë efikasitetin dhe saktësinë e raportimit të lajmeve, të personalizojë përmbajtjen për audiencat dhe të ndihmojë në luftën kundër dezinformimit. Gazetarët dhe redaktorët mund ta përdorin Inteligjencën Artificiale për përpunuar, analizuar informacionin në mënyrë të automatizuar dhe për të parashikuar tendencat e lexuesve në kohë reale.

IA gjenerative përbën një kategori të avancuar të kësaj teknologjie, e cila mund të krijojë përmbajtje të re në formën e teksteve, imazheve, audiove dhe videove, bazuar në të dhëna të mëparshme.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në identifikimin e lajmeve të rreme ose të manipuluara duke kryqëzuar në kohë rekord burime të shumta dhe duke analizuar autenticitetin e përmbajtjes. Përdorimi i një kapaciteti të tillë të Inteligjencës Artificiale bëhet veçanërisht i rëndësishëm në një epokë ku lajmi i rremë mund të përhapet shumë shpejt.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu ndihmon në automatizimin e proceseve redaktuese, duke identifikuar dhe kategorizuar përmbajtjen sipas temave, identifikuar gabimet gjuhësore dhe përzgjedhur në mënyrë automatike materiale të përshtatshme për publikim.

Përdorimi i sistemeve të IA në përputhje me të drejtat e njeriut dhe vlerat profesionale të tilla si pavarësia editoriale ka rëndësi thelbësore. Kjo përfshin përdorimin e tyre për të promovuar interesat e një shoqërie për t’u informuar dhe funksionimin e medias si forum për diskursin publik,  por edhe si watchdog publik. Thelbësore mbeten edhe të drejta të tjera, si ajo për privatësinë, respektimi i dinjitetit njerëzor, e drejta për lirinë e mendimit dhe ndalimi i diskriminimit. Aftësia për të ushtruar të drejtat e njeriut të qytetarëve si dhe të drejtat e gazetarëve dhe medias nuk mund të shihen të ndara nga ndikimi që kanë aktorë të tjerë, – si për shembull kompanitë e teknologjisë-, në ekosistemin mediatik dhe në krijimin, shpërndarjen dhe përdorimin e informacionit.

Aftësia për novacion dhe përdorimin e sistemeve të IA në gazetari në përputhje me etikën profesionale dhe të drejtat e njeriut mund të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e gazetarisë në epokën digjitale.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias