28 maj 2020
Pandemia e COVID 19 u shoqërua që në krye të herës me përhapjen masive në të gjithë botën të lajmeve te rreme, dezinformacioneve dhe teorive konspirative. Jo rastësisht, krahas pandemisë u fol për infodeminë. Një Raport i EEAS, i cituar edhe në shtypin tonë, bënte fjalë për një fushatë dezinformimi të Rusisë në Evropë, përfshi edhe Ballkanin. Njoftime të mëvonshme të shtypit kanë vënë në dukje rolin e Kinës, si nismëtare e një ofensive propagandistike për ta paraqitur veten si model të përballimit të COVID 19. Por, ndërkohë nuk kanë munguar lajmet e rreme dhe konspiracionet me burime vetë mediat perëndimore, që nga SHBA, Italia, Britania e Madhe, Gjermania etj.
Për të parë artikullin e plotë kliko: