Aktiviteti i pastrimit të zonës së pishave në Sektor Rinia, Durrës, u zhvillua më datë 18.02.2023, me pjesëmarrjen e 11 personave. Pjesëmarrësit ishin 7 anëtarë të Këshillit Vendor Rinor Durrës dhe 4 aktivistë të CSDC Durrës. Nisja u bë në orën 10:30 nga zyrat e CSDC. Aktiviteti zgjati rreth 3 orë, 10:30-13:30, përfshirë këtu dhe kohën e rrugës.
Në fillim të aktivitetit, pjesëmarrësve iu bë shkurtimisht një prezantim i shkurtër rreth iniciativës së ndërmarrë për këtë fushatë pastrimi, pse është e rëndësishme mbrojtja e mjedisit dhe pjesëmarrja e tyre si KVR, duke shërbyer si shembull për të rinjtë e tjerë. Më pas të gjithë u pajisën me mjetet e nevojshme për pastrim (dorashka dhe thasë), si dhe ujë e snacks, dhe u realizua me sukses pastrimi i një sipërfaqeje të konsiderueshme. Thasët e mbushur u vendosën në anë të rrugës, një ndër pikat e caktuara për mbledhjen e tyre nga Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit.
Pas përfundim të pjesës së pastrimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të realizonin lojëra me top, të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin dhe të diskutonin mbi tematika të ndryshme, kryesisht ato që prekin të rinjtë, duke e bërë këtë aktivitet më gjithëpërfshirës nga natyra dhe të frytshëm për qëllimin parësor që kishte, por gjithashtu dhe krijimin e lidhjeve dhe njohjeve të reja.