Në datat 12 – 14 Qershor, Drejtuesit e Rrjeteve të Fondacionit Anna Lindh nga 31 shtete u mblodhën në Gotenburg, Suedi, për takimin vjetor.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues nga Bordi i Qeveritarëve dhe Bordi Këshillimor.
Diskutimet kryesore të këtij takimi lidheshin me Forumin Mesdhetar të Shopërisë Civile, i cili pas anullimit në vitin 2020 për shkak të pandemisë, pritet të zhvillohet në vitin 2025.
Forumi EuroMesdhetar i Shoqërisë civile është një nga aktivitetet kryesore të Fondacionit, i cili mundëson mbledhjen më të madhe të shoqërisë civile dhe procesin më me ndikim të këtij lloji për dialogun ndërkulturor në të gjithë rajonin e Mesdheut.
