Çdo vit, më 31 Tetor, #NAD hap dyert për të gjitha format e aktivizmit. Nëse përfaqësoni një organizatë të shoqërisë civile, jeni aktivist, apo thjesht një qytetar që beson tek ndryshimi përmes aktivizmit, mund të bëheni pjesë e #NAD2024.
Me fokus diversitetin dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, kërkohet të nxitet dialogun rreth trajtimit të barabartë dhe rëndësisë së përfshirjes së grave, të rinjve, të moshuarave, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera vullnerabël për një vendimmarrje më të mirë.
Ndër vite, mbi 160 organizata dhe aktivistë anë e mbanë Shqipërisë i janë bashkuar qëllimit për të sjellë ndryshim nëpërmjet aksioneve lokale dhe panaireve të shoqërisë civile. Për t’u bërë dhe ju pjesë e kësaj lëvizjeje, mund të rezervoni një stendë në Panairin e Aktivizmit, deri më datën 16 Tetor.
Për më shumë informacioni vizitoni faqen e internetit: