Anëtari i Rrjetit Shqiptar ALF, Youth Voice Network, organizon të dielën, më 13 tetor eventin me në fokus shkëmbimin kulturor Shqiptaro-Afrikan. Gjatë orëve 13:30 – 15:30, tek Instalacioni Reja, Tiranë, do të keni mundësi të përjetoni muzikën dhe veshjet tradicionale afrikane, të shijoni ushqime të shijshme nga vende të ndryshme afrikane dhe të eksploroni artin dhe historitë unike të migrantëve afrikanë në Shqipëri.
Ky organizim synon të reduktojë stereotipet dhe diskriminimin, duke promovuar integrimin e komunitetit afrikan në Shqipëri. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit!
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Përfshirja e të Huajve në Ballkanin Perëndimor – aksesi në të drejtat sociale dhe ekonomike (FOSTER), i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Mendimet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e plotë e Organizatës Rrjeti i Rinisë Voice dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin.
Për më shumë, vizitoni rrjetet sociale të Youth Voice Network: