Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home RDN 2.0

Fëmijët në programet televizive: mes bullizmit dhe përdorimit për qëllime marketingu

in RDN 2.0

Në programin “T’ka mami yll,” një program kërcimi “reality show” për fëmijë të moshës 10 – 15 vjeç, që transmetohet në televizionin ABC News, është identifikuar trajtimi i papërshtatshëm i një fëmije për shkak të peshës së saj trupore.

Në mënyrë të vazhdueshme anëtarët e jurisë praninë e vajzës 8-vjeç në program e lidhin me peshën e saj të tepërt.

Disa nga pyetjet që i janë drejtuar fëmijës janë: “Përse erdhe këtu?”; “A je e sigurtë [që erdhe për të kërcyer]?”; “Çfarë të pëlqen më shumë, të ushqehesh apo të kërcesh?”; “A do të hiqje dorë nga ushqimi për të kërcyer?”

Më tej akoma, anëtarët e jurisë krijojnë situata ku fëmijës i kërkohet të hajë ëmbëlsira publikisht, apo luajnë më të me ngrënien e patatinave. Ekzistenca e saj në program thjeshtëzohet vetëm tek e ngrëna.

Publiku ka reaguar ndaj këtij trajtimi që i është bërë fëmijës duke dënuar sjelljen e të rriturve, bullizmin dhe dhunën psikologjike që ushtrohet ndaj saj, për shkak të peshës, apo problemeve me ushqyerjen.

Pas reagimit të publikut, dy anëtarë të jurisë kanë reaguar duke shpjeguar se “nuk kanë pasur qëllime denigruese e as bullizuese ndaj fëmijës”, me prindërit e së cilës kishin miqësi të ngushtë.

“Liana është vajza e një mikut tim. Është e pranishme në akademi që prej 6 muajsh, aspak me aspiratën për t’u bërë një balerinë, por e dorëzuar nga babai i vet te unë për arsyen e shëndetit. Kjo do të thotë që fëmija nuk ka lidhje me baletin, por vetëm të ushtrohet fizikisht, që të heqë dorë nga ushqimet, sepse ky brez nuk ushqehet shëndetshëm.”

Veprimet që të rriturit kryejnë në program janë kontradiktore me atë që shprehin verbalisht. Dhënia e ëmbëlsirave, lëngjeve të konservuara dhe patatinave nuk janë të barasvlefshme me ushqyerjen e shëndetshme. Përvçse objekt bullizmi në sytë e tyre, fëmija përdoret edhe për qëllime marketingu, që cënojnë mirëqënien e saj psikologjike, fizike, emocionale dhe shoqërore.

Trajtimi i fëmijës në këtë mënyrë bëhet shkas dhe nxit bullizmin shoqëror, uljen e vetëbesimit, nxitjen e ankthit, si edhe ndikon negativisht performancën e fëmijës në shumë fusha të tjera.

Sipas Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, të ratifikuar nga Shqipëria, fëmijës duhet t’i garantohet një mbrojtje nga çdo lloj veprimi që cënon mirëqënien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si edhe shëndetin fizik dhe mendor. Fëmijët në media gëzojnë mbrojtje të veçantë, sipas legjislaconit shqiptar dhe “Kodit Etik të Medias”. Në asnjë rrethanë nuk duhet të “përfitohet” prej fëmijëve, si edhe nuk duhet t’u bëhen pyetje për “çështje personale”, në mungesë apo pa pëlqimin e prindërve.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është një nga institucionet publike që duhet të kujdeset për garantimin e kësaj mbrojtjeje, së bashku me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). 

AMA, tashmë i ka bërë një kërkesë televizionit ABC News për të ndërprerë praktika ku nuk janë respektuar kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në përputhje me ligjin 97/2013, neni 4, pika 1/c, si dhe me nenet 5.38 dhe 5.41 të Kodit të Transmetimit, ku saktësohet trajtimi dhe kujdesi i veçantë që duhet të gëzojne fëmijët në transmetime audiovizive.

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit 2.0 dënon çdo sjellje a veprim që nxit bullizmin dhe keqtrajtimin e fëmijëve në media. Njëkohësisht, kërkon veprime proaktive të institucioneve përgjegjëse për të përmirësuar situatën e trajtimit të fëmijëve në media, në mënyrë që incidente të tilla të mos përsëriten.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias