Fondacioni “Së bashku” në kuadër të projektit: “Pilotimi i shërbimit tё Asistencës Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ju fton të merrni pjesë në konferencen përmbyllëse te projektit: “Pilotimi i shërbimit tё Asistencës Personale në Tiranë”
Projekti mbështeti zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe nxiti përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara patën mundёsinё për të pёrcaktuar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.
Konferenca synon të mbledhë së bashku, institucionet publike, agjencitë e pavarura, organizatat e shoqërisë civile, personat me aftësi të kufizuara dhe median për të diskutuar mbi gjetjet e këtij piloti, i cili hedh themelet për ofrimin e duhur të shërbimit të Asistencës Personale për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Vendi: Hotel Tirana International, salla Balsha
Ora: 09:30, e premte, 13 qershor 2025
Mund të merrni më shumë informacion në lidhje me këtë nismë në faqen web: https://sebashku.org/