13 maj 2020
Një realitet i ri, skenarët e të cilit i kishim hasur vetëm nëpër filmat hollivudianë, tashmë ishte mes nesh. Covid-19. Një armik i ri kishte “pushtuar” thuajse të gjithë planetin dhe në vetëm pak muaj, përfshiu superfuqi botërore si Kina dhe SHBA, apo shtete evropiane me peshë, nga Gjermania tek Italia fqinje. Shumë shpejt mbërriti edhe mes nesh. Zyrtarisht, rasti i parë u raportua në të gdhirë të 9 marsit, kohë kur “plaga” e tërmetit të 26 nëntorit ende ishte e freskët. Frika dhe ankthi nisi të përfshijë këdo, sidomos ne gazetarët e televizionit, që për shkak të punës në terren, e ndienim kërcënimin të pranishëm kudo mes nesh. Puna vijoi, por me një protokoll të ri masash për veten dhe kolegët.
Për të parë artikullin e plotë kliko: