Ky botim është një manual praktik për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në gazetarinë shqiptare.
Inteligjenca Artificiale po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si prodhohet, analizohet dhe shpërndahet informacioni. Redaksitë në të gjithë botën po integrojnë mjete të reja që automatizojnë transkriptimin, përkthimin, analizën e të dhënave dhe prodhimin e përmbajtjes — dhe gazetaria shqiptare nuk bën përjashtim. Por si mund të përfitojmë nga këto teknologji pa rrezikuar integritetin editorial, saktësinë e informacionit dhe besimin e audiencës? Ky manual ofron përgjigje konkrete. Hartuar në kuadër të projektit “Inteligjenca Artificiale në funksion të konsolidimit demokratik”, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dokumenti është një burim praktik për gazetarët, redaktorët dhe drejtuesit e mediave në Shqipëri.
Manuali mbulon të gjitha fazat e procesit gazetaresk — nga mbledhja dhe verifikimi i informacionit, te gazetaria investigative, gazetaria vizuale dhe menaxhimi i audiencës — dhe ofron udhëzime të qarta për çdo redaksi, e madhe apo e vogël. Parimet që e udhëheqin janë të thjeshta: IA është një mjet në shërbim të gazetarisë, jo zëvendësuese e saj. Vendimi editorial i mbetet gjithmonë njerëzve.
