Justice reform in Albanian media

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Instituti Shqiptar i Medias, në kuadrin e zbatimit të projektit “Fuqizimi i rolit të medias së pavarur në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri,” organizoi një kurs dy-javor në periudhën shkurt-mars 2018 për të trajnuar gazetarët për një raportim më të përthelluar dhe profesional të çëhtjeve që lidhen me reformën në drejtësi. Si rezultat i këtij trajnimi, por edhe falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të ISHM me gazetarët që mbulojnë këtë fushë ndër vite, një sërë artikujsh që trajtojnë këtë reformë të rëndësishme u prodhuan dhe janë botuar në mediat shqiptare. Link-et e tyre gjenden në seksionin e mëposhtëm të faqes sonë online.

Në kuadër të këtij projekti po realizohen dhe një seri monitorimesh tre-mujore për të analizuar prirjet kryesore të pasqyrimit në media të reformës në drejtësi. Raportet e këtyre monitorimeve gjithashtu gjenden në vijim.

Raporti i monitorimit të reformës në drejtësi në media janar-mars 2019
Raporti i monitorimit të reformës në drejtësi në media prill-qershor 2019
Raporti i monitorimit të reformës në drejtësi në media korrik-shtator 2019
Raporti i monitorimit të reformës në drejtësi në media tetor-dhjetor 2019

Në vijim të projektit dhe forcimit të debatit publik mbi rolin e medias në raportimin e reformës në drejtësi, janë planifikuar të zhvillohen dhe dy debate televizive me ekspertë të medias dhe drejtësisë mbi këtë temë. Debati i parë televiziv u transmetua më 29 tetor, 2019, në televizionin publik RTSH, në emisionin “Përballë,” të moderuar nga Lutfi Dervishi. Pjesëmarrës në panel ishin Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Roden Hoxha, jurist dhe drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Emirjon Senja dhe Adriatik Doçi, gazetarë.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në këtë link:

“Përballë ” RTSH

 

Debati i dytë televiziv u transmetua më 13 dhjetor, 2019, në televizionin kombëtar Vizion Plus, në emisionin “KAPITAL,” të moderuar nga Aleksandër Furrxhi. Pjesëmarrës në panel ishin Afrim Krasniqi, analist politik, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, Edlira Gjoni, gazetare dhe Emirjon Senja, gazetar, studiues i medias.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në këtë link:

“KAPITAL ” Vizion Plus Po kështu, në kuadrin e projektit u hartua një manual mbi marrëdhëniet e medias me drejtësinë dhe raportimin nga salla e gjyqit, me qëllim mbështetjen dhe rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të medias në Shqipëri. Për sa i përket aksesit të medias në gjyqësor dhe institucionet e tjera të drejtësisë, nuk ekziston një model universal që të jetë i gatshëm për t’u përdorur kudo. Për këtë arsye, ky botim nuk përqëndrohet në institucione të veçanta dhe ndërveprimin e ngushtë të tyre me publikun, por trajton një gamë të gjerë çështjesh praktike. Si funksionojnë mekanizmat e marrëdhënies së gjyqësorit me median në vendet e BE dhe më tej? Ky dokument ndalet dhe shqyrton praktikat e marrëdhënies së Gjykatave Federale të SHBA-së dhe Gjykatave Penale të Mbretërisë së Bashkuar me median. Cili është vendi i gazetarisë investigative në gazetarinë e raportimit gjyqësor? Manuali vështron raste konkrete në të cilat të drejtat e gazetarëve hulumtues janë shkelur nga institucionet e gazetarisë dhe standardet e vendosura për mbrojtjen e marrëdhënieve specifike në vendet e Bashkimit Evropian. Në mbyllje të këtij udhëzuesi vihet në dispozicion një informacion i detajuar mbi format dhe procedurat e bashkëveprimit dhe aksesit të medias me institucionet e reja të drejtësisë, si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe një Manual Praktik mbi raportimin nga salla e gjyqit, i cili përfshin një shpjegim të zgjeruar mbi fjalorin juridik të përdorur nga këto institucione, procedurat specifike për çështje të veçanta dhe të gjitha rregullat dhe udhëzimet për një raportim me standard të lartë profesional dhe etik.

Marrëdhënia e Medias me Institucionet e Drejtësisë

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura në materialet e botuara nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).