Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News
Konferenca “Media Jonë”: Liria e Shprehjes në Kohë Krize

Konferenca “Media Jonë”: Liria e Shprehjes në Kohë Krize

in Ami News

Liria e shprehjes, e ardhmja e gazetarisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dilemat etike për përdorimin e rrjeteve sociale për qëllime të shoqërisë civile, dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve ishin disa nga temat që u diskutuan në konferencën ndërkombëtare “Media Jonë”, organizuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë.

Konferenca dyditore mblodhi më shumë se 70 profesionistë të medias dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara për lirinë e medias. Aktiviteti u organizua nga Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Medias (SEENPM) dhe Mediacentar Sarajevo.

Konferenca është vazhdim i një projekti rajonal me të njëjtin emër, i nisur në vitin 2023, që përfshin studime mbi të ardhmen e medias dhe prirjet në gazetari, dhe diskutime mbi çështje të rëndësishme si qëndrueshmëria e mediave të pavarura, presionet mbi lirinë e shprehjes dhe aktivizmi mediatik lokal nga qytetarët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Bota në vitin 2023, kur organizatat partnere nisën projektin “Media Jonë”, ishte një vend ndryshe nga sot, tha Maida Muminović, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Mediacentar Sarajevo. Organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, si edhe mediat e pavarura, po kalojnë një periudhë presioni dhe pasigurie në rritje.

“Në konferencë vendosëm të përqendrohemi te çështjet globale që ndikojnë në rajonin tonë, si edhe në çështje urgjente në Ballkanin Perëndimor, por edhe në prirje globale që përbëjnë shqetësim për të ardhmen e të drejtave të njeriut në mbarë botën,” tha Muminović.

Gjatë konferencës u prezantuan edhe rezultatet e një studimi rajonal mbi të ardhmen e medias dhe ndikimin e gazetarisë profesionale në demokratizimin e shoqërisë. Gjetjet treguan se gazetarët në rajon vazhdojnë të përballen me presione dhe kërcënime, marrin paga të ulëta, dhe se gratë që punojnë në media rrallëherë arrijnë në pozicione drejtuese. Ndërkohë që interesi i të rinjve për të studiuar komunikimin po bie në mënyrë të qëndrueshme, numri i mediave, nga ana tjetër, vazhdon të rritet vit pas viti.

“Prirjet në media janë pothuajse të njëjta në mbarë rajonin dhe përgjithësisht dëshmojnë për presionin e madh me të cilin përballen mediat, veçanërisht ato të pavarura dhe mediat e vogla lokale. Po përballemi me një të ardhme të pasigurt, gjë që e bën edhe më të rëndësishme lidhjen midis organizatave të shoqërisë civile. Prandaj jemi të kënaqur që arritëm ta bëjmë këtë aktivitet rajonal dhe, deri diku, edhe ndërkombëtar,” tha Tihomir Loza, Drejtor i SEENPM, një rrjet prej 18 organizatash mediatike nga Evropa Juglindore.

Përveç sfidave shoqërore dhe ekonomike me të cilat gazetarët po përballen aktualisht, jo vetëm në rajon por edhe në mbarë botën – si censura dhe raportimet e njëanshme për Gazën, mbyllja e mediave dhe pakësimi i fondeve për mediat e pavarura – konferenca trajtoi gjithashtu ndikimin e teknologjive të reja.

Ekspertja mediatike dhe bashkëpunëtore afatgjate e SEENPM nga Beogradi, Snježana Milivojević, në prezantimin e saj trajtoi çështjen e teknologjisë, duke e përshkruar atë si sfidën më të madhe për median, gazetarinë dhe interesin publik brenda ekosistemit informativ.
“Unë më shumë pëlqej të them se, siç na kujtojnë gjithmonë teoricienët kritikë, teknologjia nuk ndryshon botën kur shfaqet për herë të parë, por kur të gjithë fillojnë ta përdorin. Ne jemi mësuar me të, dhe është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme,” tha Milivojević.

Projekti “Mediat Tona” financohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetje shtesë për konferencën nga Fondacionet Open Society Western Balkans. Deri në përfundim të projektit, kërkimi mbi të ardhmen e medias do të vazhdojë, dhe platforma ekzistuese online për lexim mediatik do të zgjerohet. Po ashtu, liderë të rinj dhe aktivistë mediatikë nga rajoni do të marrin pjesë në vizita studimore në Evropë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për t’i aplikuar ato brenda komuniteteve lokale.

Projekti rajonal “Media Jonë: Një projekt i shoqërisë civile për të nxitur edukimin për median dhe aktivizmin, kundër polarizimit, në dobi të dialogut” zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nga SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevo, Këshilli i Medias i Kosovës, Instituti i Medias i Malit të Zi, Instituti i Medias i Maqedonisë, Shkolla e Gazetarisë Novi Sad, Instituti për Paqe, dhe Bianet.

Ky artikull u realizua me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e SEENPM dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias