Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News
Konkurs “Posteri më i mirë për Edukimin për Median dhe Informacionin”  [Media and Information Literacy]

Konkurs “Posteri më i mirë për Edukimin për Median dhe Informacionin” [Media and Information Literacy]

in Ami News

Ftesë për pjesëmarrje

Qëllimi i këtij konkursi është nxitja e edukimit për median dhe informacionin nëpërmjet mjeteve vizuale. Tema e konkursit është: “Edukimi për median dhe informacionin për të gjithë.” Të rinj të moshës 18-30 vjeç ftohen të konceptojnë dhe dizenjojnë postera që përçojnë mesazhet e rëndësisë së edukimit mediatik te qytetarët.

Sugjerime për tema të mundshme që mund të paraqiten grafikisht mund të jenë si më poshtë, por jo patjetër të kufizuara vetëm te këto tema:

  • Edukimi për median
  • Edukimi për lajmet/informacionin
  • Edukimi për kompetencat dixhitale
  • Gjykimi kritik për median dhe informacionin
  • Ndërgjegjësimi për median dhe informacionin dhe pjesëmarrja qytetare
  • Liria e shprehjes dhe e drejta për informim
  • Etika profesionale dhe komunikimi masiv, etj.

Posterat do të vlerësohen në bazë të aftësisë për të përcjellë, analizuar dhe interpretuar mesazhe pozitive për nevojën për t’u ndërgjegjësuar për konceptin e edukimit për median dhe informacionin dhe aftësive bazë që duhet të kenë qytetarët në këtë aspekt. Posterat fitues do të afishohen në universitete të ndryshme në vend, për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve për nevojën e edukimit për median dhe informacionin, si dhe do të promovohen në rrjetet sociale.

Cilat janë çmimet?

  • Çmimi i parë: 700 USD
  • Çmimi i dytë: 500 USD
  • Çmimi i tretë: 300 USD

Shumat e çmimeve paraqiten në vlerë bruto, nga të cilat bëhen zbritje në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Kush mund të marrë pjesë?

  • Individë në grupmoshën 18-30 vjeç. Një individ mund të aplikojë vetëm një herë si i tillë.
  • Grup individësh me të njëjtën grupmoshë si më sipër. Një individ mund të garojë jo më shumë se dy herë: një herë  vetëm, por edhe një herë si pjesë e një grupi.

Kriteret për posterat:

  • Posterat duhen dërguar në format dixhital,  në përmasat 70×100 cm, format: PDF, JPG, ose PNG.
  • Aplikimet duhen dërguar në adresën gimi@institutemedia.org , jo më vonë se data 14 janar, 2022.
  • Secili aplikim duhet të jetë punë origjinale dhe të mos shkelë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.
  • Posterat mund të jenë vetëm konceptime vizuale dhe grafike, por mund të përmbajnë dhe statistika, mesazhe, apo informacione të tjera në formë teksti.
  • Aplikimet që nuk plotësojnë kriteret nuk do të pranohen për vlerësim.
  • Një juri ekspertësh me tre anëtarë do të gjykojë për vlerësimin e posterit më të mirë në këtë konkurs. Vendimi do të shpallet dy javë pas mbylljes së konkursit.

Ky konkurs është pjesë e projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare,” të zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias