Më 26 nëntor 2025, në Barcelonë, Instituti Evropian i Mesdheut (IEMed), Bashkimi për Mesdheun (UfM) dhe Qeveria e Katalonjës organizuan Konferencën Euro-Mesdhetare të Shoqërisë Civile 2025. Duke shënuar 30 vjet të Procesit të Barcelonës, Konferenca Euro-Mesdhetare e Shoqërisë Civile 2025 mblodhi rreth 100 përfaqësues rajonalë dhe institucionalë, pjesë e së cilëve ishte dhe Kreu i Rrjetit Shqiptar ALF.
Qëllimi kryesor i këtij organizim ishte të përforconte rolin e shoqërisë civile në formësimin e një Mesdheu gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit shqyrtuan se si të përmirësojnë llogaridhënien dhe të matin ndikimin, duke adresuar pengesat politike, burokratike dhe kulturore që shpesh kufizojnë përfshirjen e strukturuar.
Një fokus tjetër ishte dhe bashkëpunimi ndërinstitucional: organet dhe rrjetet rajonale eksploruan role më të qarta, shkëmbim më të mirë informacioni dhe mundësi për harmonizim në mënyrë që aktorët në nivel rajonal, evropian dhe rrjeti të punojnë në harmoni me shoqërinë civile.
Qëllimi final i kësaj konference ishte që diskutimet të nxirrnin në pah role dhe rekomandime specifike për sektorin, me mesazhe kyçe të raportuara në sesionin përmbyllës. Njohuri këto që do të përfshihen në Paktin për Mesdheun, programimin përkatës të BE-së dhe platformën e njohurive IEMed, duke ndihmuar në kanalizimin e ekspertizës qytetare në hartimin e politikave, integrimin dhe monitorimin në të gjithë hapësirën Euro-Mesdhetare.
