30 korrik 2020
Teoritё e konspiracionit janё njё dukuri mjaft e pёrhapur nё botёn moderne. Shembulli mё i famshёm, dhe mё famёkeqi, ёshtё ai i “Protokollit tё Pleqve të Zionit”, njё libёr apokrif me tё cilin pretendohej se vёrtetohej njё komplot pёr tё vendosur pushtetin e hebrejve dhe tё masonёve apo tё komunistёve anembanё rruzullit. Mё sё pari shёrbeu pёr tё pёrligjur pogromet nё Rusinё cariste, ndёrsa mё vonё u pёrdor nga propaganda naziste pёr tё pёrligjur diskriminimin antisemit dhe tekefundit shfarosjen e hebrejve. Nё Shqipёri, shembulli mё i famshёm ёshtё ai qё njihet me emrin “Katovica”. Ka qarkulluar nё mёnyrё tё pёrsёritur nё gazeta e nё rrjete sociale. Ndryshe nga simotra e lartpёrmendur, nuk pati asnjё rrjedhojё praktike, po vetёm shёrbeu si ngushёllim kognitiv dhe moral nёpёrmjet pretendimit se i shpjegonte tё gjitha tё kёqijat e tranzicionit postkomunist. Ndёrkaq, paraardhёsi i saj nё Shqipёri konsiston nё serinё e kobshme tё komploteve imagjinare gjatё periudhёs sё komunizmit, si rregull tё gjitha tё zbuluara pёrpara se tё sillnin ndonjё pasojё reale: siç thotё Ramiz Alia pёr “komplotin e poliagjentit Mehmet Shehu”, pasojat janё tё pallogaritshme, ato vetёm mund tё merren me mend.