Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Media Literacy
Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme të transmetuara dhe edukimi mediatik

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme të transmetuara dhe edukimi mediatik

in Media Literacy

Nga Arben Muka

Në 4 vitet e fundit Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka bërë pjesë të angazhimit të vet rregullativ në tregun e transmetimeve dhe edukimin mediatik. Kjo qasje ka ardhur natyrshëm, ka pasur shkaqe të qenësishme. Në çdo aktivitet të platformave ku aderojnë rregullatorët audiovizive nga vendet e BE-së apo vendet e rajonit, në takimet bilaterale me homologët në shtete të ndryshme, pjesë e agjendës së debatit ka qenë dhe edukimi mediatik.

Kuptimi sa më drejtë i përmbajtjeve audio dhe audiovizive, aftësia e ndjekësve për të mos qenë thjesht konsumator të produktit mediatik, por dhe kontributor konkret në debatet dhe përballjet publike sidomos përmes përfshirjes në mediat e reja, mbeten fokus për rregullatorët në angazhimin për edukimin mediatik të qytetarëve. Objektiv specifik është targetimi i nxënësve dhe studentëve duke influencuar që në kurrikulat e tyre në programet e mësimit dhe studimit të integrohen njohuri mbi edukimin mediatik, duke aplikuar trajtimin e set-eve tematike në lëndë të përafërta, ose duke konceptuar e zhvilluar lëndë të veçanta.

AMA e ka parë edukimin mediatik të lidhur ngushtë me një ndër prioritetet e saj kryesore: mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audio e audiovizive, por dhe si pjesë të debatit për identifikimin e lajmeve të rreme ose të shtrembëruara, me evitimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etj. Kontributi shikohet nga njëra anë si investim për të kuptuarit drejt të përmbajtjeve të transmetuara, nga ana tjetër, për nxitjen e aftësimit të nxënësve dhe studentëve për të qenë proaktiv përmes të artikuluarit sa më të mirë në prezantimet publike ku trajtohen vendimmarrje në interes të komunitetit.

AMA nuk e shikon edukimin mediatik si stigmatizim të funksionalitetit të medias, nuk nënkupton ndonjë fushatë kundër medias, si bartëse vetëm të aspekteve negative. Përkundrazi, Autoriteti mbetet tek vlerësimi se media ka rol të pazëvendësueshëm në një shoqërinë demokratike, për informim, edukim dhe argëtim.

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme të transmetuara dhe edukimi mediatikDownload

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias