Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në fushën e gazetarisë
Mbrojtja e Privatësisë dhe Siguria e Të Dhënave në IA dhe Gazetari

Mbrojtja e Privatësisë dhe Siguria e Të Dhënave në IA dhe Gazetari

in Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi i saj në fushën e gazetarisë

Në të njëjtën kohë me rritjen e përdorimit të IA në gazetari, janë rritur edhe shqetësimet për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e të dhënave. Të dyja këto janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme. Gazetarët shpesh punojnë me informacion sensitiv, të siguruar nga burime konfidenciale, por edhe me të dhëna personale. Për pasojë, përdorimi i mjeteve të IA nga një gazetar apo në redaksi ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ato të dhëna përdoren dhe mbrohen. Sistemet IA mund të mbledhin dhe analizojnë një sasi të madhe të dhënash, por është po kaq e vërtetë që një kapacitet i tillë shoqërohet edhe me përgjegjësinë për ta ruajtur atë informacion dhe për t’u siguruar që ai të përdoret në mënyrën që ruan etikën e profesionit.

Mbrojtja e privatësisë në atë lloj gazetarie që ndihmohet nga IA fillon duke kuptuar qartë mënyrën se si mblidhen dhe më pas përdoren të dhënat. Gazetarët dhe mediat mund ta përdorin IA për të personalizuar përmbajtjen, për të ndjekur sjelljen e përdoruesve ose për të mbledhur të dhëna nga mediat sociale. Megjithatë, këto të dhëna mund të jenë shumë sensitive. Nëse ato nuk mbrohen siç duhet, ato mund të jenë në rrezik nga shkelja e sigurisë, nga keqpërdorimi, apo nga përdorimi i paautorizuar. Gazetarët dhe mediat duhet të sigurojnë që të dhënat personale përpara se të përdoren publikisht, të anonimizohen dhe të ruhen në mënyrë të sigurtë, duke përdorur kode dhe masa të tjera mbrojtëse në mënyrë që asnjë person i paautorizuar të mos ketë qasje në to.

Në të njëjtën kohë, mjetet e IA që grumbullojnë dhe analizojnë të dhëna duhet të jenë të qarta për publikun, si në lidhje me metodat ashtu edhe me qëllimet e tyre. Lexuesit kanë të drejtën të dinë se çfarë informacioni mblidhet për ta dhe si përdoret ai. Për shembull, nëse një media përdor IA për të rekomanduar përmbajtje bazuar në historikun e përdoruesit kur viziton atë media, kjo media duhet ta njoftojë përdoruesin për këtë praktikë dhe t’i ofrojë mundësinë për të kontrolluar çfarë të dhënash mblidhen.

Siguria e të dhënave është një tjetër shqetësim kritik. Gazetarët duhet të sigurojnë që mjetet që ata përdorin, nga sistemet IA të menaxhimit të përmbajtjes deri te bazat e të dhënave që ruajnë raportet investigative, janë të sigurta nga sulmet kibernetike. Hackerat shpesh synojnë organizatat mediatike për të vjedhur të dhëna sensitive ose për të penguar raportimin prandaj gazetarët duhet të ndërmarrin hapa për ta siguruar mjedisin e tyre digjital. Kjo përfshin përditësimin e softeve, kryerjen e auditeve të sigurisë, si dhe edukimin e stafit për praktikat më të mira të sigurisë.

Mbrojtja e privatësisë dhe siguria e të dhënave janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut tek gazetaria. Ndërsa IA vazhdon të luajë një rol më të madh në redaksi, gazetarët duhet t’i japin përparësi praktikave etike për trajtimin e të dhënave. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ndërmarrin hapa konkrete për t’u siguruar që informacioni sensitiv të trajtohet me kujdes.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias