Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Ami News
“Mendo, Krijo, Eduko: konkursi i medias dhe informacionit për të rinjtë”

“Mendo, Krijo, Eduko: konkursi i medias dhe informacionit për të rinjtë”

in Ami News

Qëllimi i këtij konkursi është nxitja e edukimit për median dhe informacionin nga të rinjtë për të rinjtë.

Të rinj të moshës 14-18 vjeç ftohen të konceptojnë dhe dizenjojnë përmbajtje, që synojnë edukimin dhe ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve për përdorim të kujdesshëm, të sigurtë dhe të mirëinformuar të medias dhe burimeve të informacionit. Aplikimet mund të bëhen në mënyrë individuale ose në grupe.

Përmbajtjet mund të jenë të formateve të ndryshme si: video të shkurtra, (të animuara ose reale jo më shumë se 3 minuta), reels (format Tik-Tok dhe Instagram), postera dhe meme. 

Temat e sugjeruara, por jo kufizuese, janë si vijon:

•          Inteligjenca Artificiale;

•          Privatësia dhe Siguria Digjitale;

•          Bullizmi Kibernetik (Cyberbullying);

•          Edukimi për median;

•          Edukimi për lajmet/informacionin;

•          Edukimi për kompetencat dixhitale;

•          Presioni i bashkëmoshtarëve dhe influence online;

•          Qytetaria Digjitale;

•          Gjuha e urrejtjes online.

Kompozimet tuaja do të vlerësohen nga një juri profesionistësh bazuar tek këto kritere a) mesazhi edukues/ndërgjegjësues që përcjell; b) qartësia e idesë dhe ilustrimit të saj; c) krijueshmëria.

Si mund të merrni pjesë? Ju lutemi ndiqni këto hapa:

  1. Krijoni kompozimin tuaj, në një ose më shumë prej formateve të mësipërme;
  2. Sigurohuni që kompozimi juaj të jetë origjinal dhe të përmbajë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm mbi temat e konkursit;
  3. Dërgoni kompozimin tuaj në adresën e-mailit: d.hysa@institutemedia.org  me subjekt “Aplikim për konkursin: Mendo, Krijo, Eduko”
  4. Ndani kompozimin tuaj në rrjetet sociale me hashtagun #MendoPastajKliko për të nxitur diskutimet dhe ndërgjegjësimin në lidhje me temat e konkursit;

Kjo është një mundësi që ju të ndikoni në edukimin mediatik përmes krijimtarisë tuaj. Për kompozimet më të mira do të ketë edhe shpërblime monetare.

Afati i fundit për dorëzimin e kompozimeve është 27 Tetor, 2023, ora 17:00.  Ju lutemi të respektoni afatin dhe sigurohuni që kompozimi juaj të jetë i plotë dhe i kualifikueshëm.

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias