Si pasqyrohet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian në hapësirën digjitale dhe cilat janë narrativat që mbizotërojnë në këtë mbulim?
Ky publikim ka në fokus mënyrën se si mediat digjitale shqiptare trajtojnë procesin e integrimit europian – nga negociatat e anëtarësimit dhe hapja e kapitujve, deri te raportet me institucionet europiane. Përmes një analize të përmbajtjeve të publikuara gjatë periudhës 15 maj–15 qershor 2026, ai identifikon temat, tonet dhe këndvështrimet që përsëriten më shpesh në informimin e publikut.
Në një moment kyç për rrugëtimin europian të vendit, mënyra se si media e rrëfen këtë proces ndikon drejtpërdrejt në perceptimin qytetar dhe në cilësinë e debatit publik. Publikimi fton në reflektim mbi rolin e medias si ndërmjetëse mes institucioneve dhe qytetarëve, si dhe mbi përgjegjësinë e saj për një informim të plotë dhe të balancuar.
Lexoni publikimin e plotë më poshtë:
