Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri trajnon punonjës të Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë për mbrojtjen e grave dhe vajzave ndaj dhunës

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri trajnon punonjës të Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë për mbrojtjen e grave dhe vajzave ndaj dhunës

in Rrjeti Kombëtar Anna Lindh

Në kuadër të projektit “Ofrimi i sigurisë dhe mbrojtjes efektive për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Tiranë”, gjatë muajit Qershor (përkatësisht në datat 20, 22 dhe 27 Qershor), anëtari i Rrjetit Shqiptar ALF, Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri, ka realizuar trajnimet me temë “Përmirësimi i përgjigjes së Bashkisë Tiranë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”.

Gjatë trajnimeve 53 punonjës të Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë janë informuar rreth:

  • Zbatimit të ndryshimeve ligjore të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
  • Evidentimit të faktorëve të riskut që cënojnë sigurinë, jetën dhe shëndetin e grave dhe vajzave, viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore;
  • Menaxhimit, referimit dhe monitorimit të rasteve.

Në përfundim të trajnimeve, pjesëmarrësit u organizuan në fokus-grupe ku u diskutua gjerësisht rreth vështirësive në zbatimin e legjislacionit në praktikë që përbën edhe shqetësimin kryesor për shumë ofrues shërbimesh. Për këtë, u ndanë praktika të mira për menaxhimin e suksesshëm të rasteve.

Trajnimet dhe fokus-grupet u realizuan në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në mbështetje të Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024 të Bashkisë. Në këtë kuadër, parashikohet edhe forcimi i kapaciteteve të punonjësve të Njësive Administrative për të trajtuar siç duhet rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Aktivitetet janë realizuar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Për më shumë informacion vizitoni faqet e internetit: https://gjalbania.org/ofrimi-i-sigurise-dhe-mbrojtjes-efektive-per-grate-dhe-vajzat-viktima-te-dhunes-ne-familje-dhe-dhunes-me-baze-gjinore-ne-bashkine-tirane/

Homepage

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias