Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Promoting constructive journalism
Media Critique

Raportimi gjatë fushatës zgjedhore, media audiovizive më afër votuesit apo partisë politike?

in Promoting constructive journalism

Arben Muka

Vëzhguesit dhe ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtarë të proceseve zgjedhore në Shqipëri gjithmonë bëjnë kujdes që të skanojnë dhe performancën e medias, rolin dhe ndikimin e saj në informimin dhe edukimin e publikut, para dhe gjatë fushatës elektorale, si dhe në ditën e votimit e më pas derisa publikohen rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Është e qartë se mënyra e raportimit nga gazetarët, trajtimi i çështjeve mbi garën mes partive dhe kandidatëve, prezantimi i programeve dhe agjendave nga politikanët, profilet e atyre që konkurrojnë etj., janë aspekte për të cilat ka shumë interes nga publiku dhe që të gjitha në fund konvertohen në verdikt të qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e votës. Proceset zgjedhore njihen dhe si ndër treguesit e cilësisë së produktit mediatik për këtë apo atë redaksi, për nivelin e pavarësisë së linjës editoriale, përgjegjësisë profesionale dhe etike në shërbim të publikut.

Pjesë e rëndësishme e tregut mediatik, publik dhe privat, që përfshihet në një fushatë elektorale është dhe media audiovizive. Pavarësisht avancimit të medias virtuale, si dhe zgjerimit galopant të shkëmbimeve të informatave përmes rrjeteve sociale – audiovizivi mbetet influencues tek qytetarët. Kjo dhe për faktin e investimit të konsiderueshëm që bëjnë kanalet televizive (kombëtare dhe lokale/rajonale), për të pasur krahas përmbajtjeve të transmetuara edhe përmbajtje virtuale të shkarkuara pandërprerje në hapësirat dinamike të website-ve e llogarive në rrjetet sociale, Duke u modifikuar e përshtatur me prirjen dhe guston e qytetarëve për të qëndruar dhe lundruar sa më shumë në internet (në PC, në ekranin e celularit, tabletit apo çdo pajisjeje digjitale që përdorin), duke qenë koherentë me mënyrën se si segmente të ndryshme të shoqërisë e konsumojnë sot produktin mediatik.

Raportimi gjatë fushatës zgjedhore media audiovizive më afër votuesit apo partisë politike?Download

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias