28 gusht 2020
Situata e krijuar pas pandemisë Covid 19 shkaktoi një ndryshim rrënjësor jo vetëm në mënyrën e jetesës së gjithsecilit, por edhe në ritmet e punës dhe mënyrën e raportimit. Si e përjetuat ju këtë ndryshim dhe çfarë elementësh të rinj mund të evidentoni në raportimin gazetaresk në përgjithësi, gjatë kësaj periudhe, specifikisht në raportimin nga terreni?
Teksa dëgjonim lajmet se një koronavirus i ri po ‘gjunjëzonte’ Kinën e largët, në redaksi shpesh ndanim biseda mbi këtë infeksion. Diskutonim mbi shifrat e larta të të prekurve dhe vdekjeve që po shkaktonte virusi i panjohur ne Vuhan, por asnjëherë nuk e mendonim se ajo çka po ndodhte kilometra larg Shqipërisë do të përjetohej shumë shpejt edhe në vendin tonë.