Në vijim të punës së bërë drejt forcimit dhe mbrojtjes së të drejtave dixhitale, anëtari i Rrjetit Shqiptar ALF, SCiDEV, organizon eventin “Digital Rights in Albania – 2024 Year in Review“. Ky aktivitet do të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse të situatës së të drejtave dixhitale në Shqipëri, duke nxjerrë në pah zhvillimet kyçe ligjore, politike dhe rregullatore në vitin 2024 dhe do të përshkruajë strategjitë e ardhshme për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dixhitale në Shqipëri.
Do të organizohet në dy sesione:
- Rishikimi i Të Drejtat Dixhitale për Vitin 2024: Një vështrim mbi çështjet e të drejtave dixhitale, ndryshimet e politikave dhe shkeljet, me fokus në media dhe organizata të shoqërisë civile.
- Tryezë e rrumbullakët e donatorëve mbi qëndrueshmërinë kibernetike: Eksplorimi i strategjive për përmirësimin e qëndrueshmërisë kibernetike të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Aktiviteti do të zhvillohet në datën 20 janar, nga ora 10:00-12:00 në Europe House, Tiranë.
Ju lutemi regjistrohuni këtu për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj: http://bit.ly/3Pz074T