Klementina Cenkollari, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebeza
Serbia vazhdon të dominojë tregun e rajonit, duke qenë një nga shtetet që eksporton më së shumti në vendet e rajonit, në veçanti në Shqipëri e Kosovë.Bizneset vazhdojnë të raportojnë për barriera të ndryshme jo-tarifore që hasin gjatë tentativës për të shitur produktet e tyre në vendet fqinje. Por, shtetet që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” presin që me lehtësirat që do t’i ofrohen bizneseve, shkëmbimet tregtare të rriten dukshëm në vitet në vijim.Serbia vazhdon të ketë bilanc pozitivë tregtar me Shqipërinë dhe Kosovën. Shqipëria vetëm gjatë vitit 2021 ka importuar mallra në vlerë prej 288 milionë euro nga Serbia kurse ka eksportuar mallra në vlerë prej 88 milionë euro. Nëse kthehemi në historik, shohim se në vitin 2021 eksportet e Shqipërisë për në Serbia janë trefishuar krahasuar me vitin 2015 kur eksportet kishin vlerën e 3.4 miliardë lekë apo 28.6 milionë euro.Trendi i rritjes së eksporteve të Shqipërisë drejt Serbisë ishte dukshëm më i shpejt se sa importet. Shembull, importet në vitin 2015 kanë qenë 21 miliardë lekë (178 milionë euro), ndërsa në vitin 2021 janë rritë në 32 miliardë lekë (288 milionë euro).