ESN Albania do të organizojë të mërkurën, më datë 16 dhjetor 2023, ora 13:30, një shfaqje ekskluzive të filmit dhe event diskutimi të titulluar “Ky vend imi i vjedhur”. Filmi, “This Stolen Country of Mine”, ofron një eksplorim prekës të etikës së biznesit, tregtisë ndërkombëtare dhe ndikimit të tyre të thellë në mjedis dhe komunitetet lokale dhe do të shfaqet në ambjentet e Europe House.
Ky eveniment është një përpjekje bashkëpunimi midis House of Europe, Movies that Matter, Ambasadës së Holandës në Shqipëri dhe Javës së Integritetit nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë.
Pas filmit, paneli i ekspertëve që përfshin profesionistë nga fusha e ekonomisë dhe mjedisit, do përfshihen në dialogje, që inkurajojnë shkëmbimin e ideve dhe këndvështrimeve. Kjo ngjarje ofron një mundësi për të rinjtë, artistët dhe ekspertët që të bashkohen dhe të eksplorojnë lidhjet e ndërlikuara midis praktikave të biznesit, tregtisë globale dhe pasojave të tyre në mjedisin tonë dhe komunitetet lokale.
Ndërsa i afrohemi Ditës Kombëtare të Rinisë, biseda të tilla që nxisin një ndjenjë përgjegjësie midis të rinjve, marrin akoma dhe më shumë rëndësi. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://www.instagram.com/p/C0cYJOttHH7/?hl=it
