Tiranë, 10 janar, 2024
Instituti Shqiptar i Medias po kërkon propozime projektesh që synojnë ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në zona urbane dhe rurale për të nxitur aktivizmin në media dhe për të kundërshtuar dezinformimin dhe polarizimin.
Kjo thirrje për propozime është pjesë e projektit rajonal “MEDIA JONË“, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi.
Thirrja për propozime është e hapur për OSHC-të në Shqipëri që veprojnë në fushën e mediave, lirisë së shprehjes ose teknologjive dixhitale, si dhe arsimit, të drejtave të njeriut, ose barazisë gjinore.
Thirrja është e hapur si për aplikantët individualë ashtu edhe për partneritetet e krijuara midis OSHC-ve në zona urbane (qendra më të mëdha dhe kryeqytet) dhe organizatave të vogla lokale që operojnë në komunitete më të vogla rurale. Partneritetet do të kenë përparësi.
Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje për propozime është 46,500 Euro.
Granti i kërkuar duhet të jetë midis 7,000 – 15,500 Euro. Bashkëfinancimi nuk kërkohet.
Kohëzgjatja e projektit të propozuar duhet të jetë midis 9 dhe 18 muaj.
Partneritetet mes shteteve nuk janë subjekt i kësaj thirrjeje për propozime.
Një OSHC mund të aplikojë si aplikant në një projekt dhe mund të jetë bashkë-aplikant në një projekt tjetër në kuadrin e kësaj thirrjeje.
Udhëzimet për aplikantët dhe formularët e aplikimit gjenden këtu:
Dokumentet e aplikimit:
Afati për dorëzimin e aplikimevë është 19 shkurt, 2024, ora 24:00.
Sesioni i informimit do të mbahet online më 26 janar, në orën 11:00.
Ju lutem regjistrohuni këtu: subgrant@institutemedia.org
Pyetjet në lidhje me këtë thirrje për propozime mund të dërgohen te subgrant@institutemedia.org deri 5 ditë para afatit të dorëzimit të aplikimeve.
Seanca informuese e datës 26 janar, 2024, për përgatitjen e propozimeve të plota mund të ndiqet këtu
Dokumentet pas nënshkrimit të projektit (vetëm për informacion):