Më datën 18 Prill patëm kënaqësinë të mirëprisnim përfaqësues nga Rrjetet ALF në Maltë dhe Maqedoninë e Veriut për një takim prezantues me Kreun e Rrjetit Shqipëri dhe Grupin Këshillues për Rrjetin Shqiptar ALF!
Ky takim u zhvillua në kuadër të Mobility for Partnership, me fitues të thirrjes ALF in Motion, Institute for Advance Studies and Cooperation (IASC), anëtar i Rrjetit ALF në Shqipëri.
Mobiliteti përkon me pritjen e dy përfaqësueve nga organizata partnere të Rrjetit, përkatësisht UpbeatMusic nga Paola, Maltë, dhe European University nga Shkupi, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Folëm mbi mundësitë për bashkëpunim që Fondacioni ALF dhe më specifikisht Mobility for Partnership ofron dhe mbi eksperiencën e mobilitetit për organizatat e përfshira.
I urojmë suksese IASC në këtë iniciativë dhe shpresojmë për partneritete të frytshme në të ardhmen!