Më 26 Gusht, ora 18:30, në Qendrën DUA, do diskutohet mbi veprën klasike “Princi”- një udhërrëfyes mbi pushtetin, strategjinë dhe mënyrën se si udhëheqësit e mençur dhe të guximshëm e ruajnë dhe forcojnë autoritetin e tyre.
Përpos analizës së drejtpërdrejtë të natyrës njerëzore dhe politikës të pasqyruara nga vetë Macchiavelli në veprën e tij, ju pret një mbrëmje me debat, reflektime dhe këndvështrime te reja mbi pushtetin, moralin dhe udhëheqjen.
Takime të tilla zhvillohen vazhdimisht me iniciativë të klubit të librit Dua Librin në bashkëpunim me Qendrën DUA. Nëse e doni leximin dhe dëshironi të bashkoheni me një komunitet që ndan të njëjtin pasion, ndiqni Dua Librin dhe Qendrën DUA në rrjetet sociale për t’u informuar mbi takimet e ardhshme:
https://www.instagram.com/qendradua/?hl=en