Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Rrjeti Kombëtar Anna Lindh

Takimi Kombëtar i Rrjetit Shqiptar Anna Lindh Foundation !

in Rrjeti Kombëtar Anna Lindh

Më 22 shkurt 2024, pranë ambienteve të Institutit Shqiptar të Medias u mbajt Takimi Kombëtar i Rrjetit Shqiptar ALF.Takimi bëri bashkë 16 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave anëtare të Rrjetit, përkatësisht nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Librazhdit, dhe Elbasanit.

Pas prezantimit me qëllimin e takimit dhe një pasqyre të shkurtër të asaj që do të diskutohej, secili nga 16 pjesëmarrësit pati mundësinë të prezantonte veten dhe organizatën që përfaqësonte. Meqenëse disa nga anëtarët ishin të rinj, ky ishte një shans për të gjithë që të njiheshin me njëri-tjetrin dhe diversitetin brenda rrjetit.

Segmenti i dytë iu kushtua shpjegimit të dy Skemave të Angazhimit të Rrjetit të kaluara (NES I dhe NES II) dhe Skemës së ardhshme, duke shërbyer si një mekanizëm për të udhëhequr aktivitetet e HoN dhe anëtarëve të Rrjetit Kombëtar. Duke iu referuar skemës së ardhshme të angazhimit në rrjet, u diskutua ndër të tjera dhe për përzgjedhjen e Tiranës si Med Capital.

Vëmendje e veçantë iu kushtua thirrjeve aktive të Fondacionit – ALF in Motion, ALF for Knowledge dhe ALForum 2025. Në përgjithësi, diskutimi në këtë segment kishte për qëllim të qartësonte se si anëtarët mund të merrnin pjesë aktive dhe të kontribuonin në iniciativat e rrjetit dhe të Fondacionit.

Segmenti i tretë përfshiu katër anëtarë të cilët ndanë përvojat e tyre si pjesë përbërëse të rrjetit, më specifikisht: Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri, Youth Rights and Citizenship Initiative, Qendra AMAD dhe Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës. Vështrimet e ndara nga 4 prej anëtarëve më aktivë të Rrjetit, shërbyen si frymëzim për anëtarët e rinj dhe të tjerët që duan të rrisin angazhimin e tyre me Rrjetin.

Segmenti i katërt u fokusua në ngritjen e një grupi këshillues. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime në lidhje me procesin e përzgjedhjes dhe kriteret për anëtarët e grupit këshillues . U propozuan 5 anëtarë, nga të pranishmit, 3 prej të cilëve do të  përzgjidhen pas votimit nga pjesa tjetër e rrjetit, jo e pranishme në mbledhje.

Njëkohësisht, pati një rishikim dhe përditësim të rregullave të brendshme të rrjetit për të siguruar rëndësinë dhe efektivitetin. Përfshirja e pjesëmarrësve në zgjedhjen e një grupi këshillues dhe kontributi në bisedat rreth rregullave të brendshme të rrjetit është shumë i rëndësishëm për promovimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe qeverisjes efektive.

Segmenti i fundit hapi fjalën për një diskutim më ndërveprues. Pjesëmarrësit u inkurajuan të shprehin mendimet e tyre, të japin komente për temat e paraqitura dhe të sugjerojnë aktivitetet e ardhshme. Takimi u përmbyll pozitivisht, me një shprehje për angazhim kolektiv për aktivitetet e ardhshme të Rrjetit.

Për informacione të përditësuara na ndiqni në rrjetet sociale:

https://www.instagram.com/alf.shqiperi/

https://www.facebook.com/alf.shqiperi/

https://al.linkedin.com/in/alfalbania

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias