Qendra Dua, më datën 7 Maj 2025 do të zhvillojë një workshop, i cili do të bashkojë “Estetikën e Komunikimit” nga Sonila Kapidani dhe “Menaxhimin e Suksesshëm të Burimeve Njerëzore” nga Elvana Kurti.
Qëllimi i këtij workshop-i është të përmirësojë kulturën e komunikimit në ekip, të rafinojë mënyrën e të folurit, të dëgjuarit dhe të bashkëpunuarit. Do të ketë gjithashtu hapësirë për të reflektuar dhe për të përdorur teknika praktike.
Workshopi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Dua, në orën 19:00, të mërkurën e datës 7 Maj.
Kushdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë për komunikim efikas dhe lidership njerëzor, është i mirëpritur!
Për më shumë, ndiqni Qendrën Dua në rrjetet sociale dhe faqen e tyre të internetit: https://www.instagram.com/qendradua/?hl=en