Albany Associates (www.albanyassociates.com), Mediacentar Sarajevo (https://media.ba), dhe Instituti Shqiptar i Medias së bashku me organizata të tjera rajonale për zhvillimin e medias, po zbatojnë projektin e quajtur “Nxitja e Edukimit për Median dhe Informacionin dhe Fuqizimi i Medias së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimet kryesore të projektit janë të ndërtojë kapacitetin e profesionistëve të medias dhe studentëve të gazetarisë për verifikim, fact-checking, prodhim përmbajtjeje dhe aftësi të tjera raportimi; si dhe të forcojë kuptimin e transmetuesve publikë për edukimin për median dhe informacionin (EMI) si dhe të përmirësojë aftësitë e tyre për të kryer fushata ndërgjegjësimi për EMI për publikun.
Në kuadrin e këtij projekti kërkohen thirrje për aplikime për grante për produkte mediatike.
Thirrja për aplikime është e hapur si për media, ashtu edhe për gazetarë. Afati i aplikimit është: 5 nëntor, 2020.
Hollësi të mëtejshme për thirrjen dhe mënyrën e aplikimit gjenden këtu:
Për çdo paqartësi apo pyetje mund të ndiqni seancën e informimit online, në datë 27 tetor, ora 12:30.
Mediat që aplikojnë duhet të përdorin këtë format:
Gazetarët që aplikojnë duhet të përdorin këtë format: