Je i/e apasionuar pas krijimtarisë, mediave dhe botës online?
Dëshiron të tregosh idetë e tua rreth ndikimit të inteligjencës artificiale në lidhje me manipulimin e informacionit dhe gjuhën e urrejtjes në Internet?
Kjo është mundësia jote!
Instituti Shqiptar i Medias fton të rinjtë nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë në Konkursin e Edukimit për Median dhe Informacionin 2025, një garë për të nxitur krijimtarinë dhe mendimin kritik në epokën dixhitale.
Temat e mundshme të konkursit janë:
- Inteligjenca Artificiale (IA) dhe manipulimi i informacionit (dezinformimi, çinformimi, keqinformimi, teoritë e konspiracionit)
- IA dhe edukimi për median dhe informacionin (EMI)
- IA dhe ndërgjegjësimi dixhital
- IA dhe gjuha e urrejtjes
- IA dhe diversiteti
Pjesëmarrësit ftohen të eksplorojnë se si inteligjenca artificiale ndikon në informacionin online — në mënyrë pozitive apo negative — dhe të krijojnë përmbajtje që promovon ndërgjegjësim, respekt dhe sjellje të përgjegjshme online.
Çfarë mund të krijosh?
Zgjidh formatin që të përshtatet më shumë:
- Video e shkurtër, reel ose YouTube short
- Poster apo art dixhital
- Meme ose një histori vizuale e shkurtër (p.sh., Instagram carousel)
Çmimet:
Tre (3) punimet më të mira do të përzgjidhen dhe shpërblehen nga juria me vlera nga 150 deri në 400 Euro (minus taksën përkatëse sipas ligjit në fuqi.)
Të gjitha punimet që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë do të publikohen në rrjetet sociale të Institutit Shqiptar të Medias.
Kush mund të marrë pjesë?
- Të rinj/të reja nga 15 deri në 30 vjeç nga e gjithë Shqipëria.
- Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup (deri në 3 persona).
- Përmbajtja duhet të jetë origjinale dhe në përputhje me temën e konkursit.
Afati i fundit:
Dërgo punimin tëndderi më 3 dhjetor 2025.
Si të aplikosh:
Dërgo punimin (dhe një përshkrim të shkurtër të tij) në adresën: gimi@institutemedia.org
Bashkohu me ne për të promovuar edukimin mediatik, komunikimin e përgjegjshëm online dhe krijimtarinë në hapësirën dixhitale!

