Në kuadër të “Skemës për Angazhimin e Rrjetit”, Rrjeti Shqiptar i Fondacionit Anna Lindh hap thirrjen për propozime për realizimin e aktivitete, sipas tematikave të mëposhtme:
a) Kultura dhe dialogu ndërkulturor;
b) Media
c) Të rinjtë
d) Barazia gjinore
e) Mbrojta e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
Thirrja është ekskluzivisht për anëtarët e Rrjetit dhe aktivitetet e propozuara mund të jenë: workshope, konkurse/debate, fushata edukuese/ndërgjegjësuese, prodhime multimediale, etj. në secilën prej tematikave të mësipërme.
Inkurajohet që aktivitetet e propozuara të kenë si përfitues kryesorë anëtarët e tjerë të rrjetit ALF në Shqipëri, kjo për të forcuar ndërveprimin mes anëtarëve.
Aktivitetet do të zbatohen në periudhën Janar – Mars 2023.
Në total do të mbështeten 10 propozime për aktivitete në katër fushat prioritare të kësaj thirrjeje dhe vlera financiare që do të ofrohet për aktivitetet fituese do të jetë 250 EUR, lump sum.
Propozimet do të vlerësohen në bazë të cilësisë dhe do të ketë një shërndarje gjeografike të aktiviteteve për të mbuluar të gjithë vendin, në varësi edhe të aplikimeve që do të dorëzohen.
Për të dorëzuar propozimin për aktivitete, plotësoni linkun:
https://forms.gle/bhnhHXhMMmxUDPVk6
Brënda datës 9 Janar, 2023, ora 17:00