Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe çensura dhe autoçensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues.
Qëllimi i projektit
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë.
Në mënyrë që të arrihet qëllimi i përgjithshëm, projekti do të zbatohet nën Objektivat Specifike (SO) të lidhura me aktivitetet e projektit:
OS1. Zhvillimi i një platforme të sigurtë për gazetarët që prodhojnë përmbajtje të pavarur hulumtuese, që ekspozon abuzimet, korrupsionin dhe krimin dhe rrit transparencën institucionale në Shqipëri.
OS2. Rritja e sasisë dhe cilësisë së përmbajtjes etike gazetareske, përmes forcimit të profesionistëve të medias dhe rritjes së përgjegjësisë së qeverisë përmes prodhimeve të pavarura dhe të thelluara mediatike.
OS3. Të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rrisë mirëkuptimin qytetar tek publiku i gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tyre në jetesën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Financimi
Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një bashkëpunimi të Qendrës shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL.
Përmes kësaj thirrje për propozime, Partnerët synojnë të rrisin kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore në gazetari dhe media në fushën e gazetarisë hulumtuese, përmes një skeme financuese në të cilën, gazetarëve individualë, grupeve të gazetarëve, Organizatave Jo-Fitimprurëse dhe Mediave do t’u jepen mundësi financiare për të hartuar, ndërtuar dhe publikuar produkte në kategoritë e mëposhtme:
- Printime, radio, TV dhe prodhime në internet që përfshijnë seri artikujsh hulumtues, histori artistike, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Prodhime të reja multimediale duke përfshirë qasje inovative dixhitale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Dokumentarë, filma dokudramë dhe TV (me një seri ose serialë) të destinuara kryesisht për transmetim audio-vizual, të botuar dhe / ose të transmetuar.
TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN PËR GRUP GAZETARËSH
Kjo thirrje për interes pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:
– Sundimin e ligjit me fokus të veçantë në reformën në drejtësi;
– Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– Organizatat kriminale, krimin e organizuar dhe efektin e tij në shoqërinë e gjerë;
– Administratën publike dhe menaxhimi i financave publike;
– Të drejtat e njeriut;
– Bujqësinë dhe siguria ushqimore;
– Degradimin / mbrojtja e mjedisit;
– Konkurrencën;
– Kujdesin shëndetësor;
– Përfshirjen sociale;
– Edukimin;
– Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën qendrore dhe vendore;
– Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuale;
– Kontratat me negocim ose tenderat me vetëm një konkurrent efektiv;
– Ekzekutim i punëve publike para bërjes së tenderit dhe zhvillimi i proceseve tenderuse në formë fiktive;
– Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
– Keqmenaxhim i burimeve dhe aseteve financiare publike;
– Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale dhe qendrore;
– Etj.
Kjo thirrje për propozime është e rezervuar për shkrime hulumtuese të përpiluara nga një grup I përbërë prej më shumë se 3 gazetarë, të cilët vendndodhjen e punës/vendbanimin e kanë në rajone të ndryshme të Shqipërisë, apo një/disa nga anëtarët e ekipit kanë venndodhjenn e punës/vendin e banimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. (Histori me tematikë ndërkufitare)
Shënim: Edhe pse temat që do të paraqiten si propozime mund të përfshijnë një numër vendesh fqinje të rajonit, apo më gjerë, grupi i punës duhet të vërtetojë një lidhje të fortë të temës së artikullit të propozuar me Shqipërinë.
Udhëzime për aplikim:
Grupet e gazetarëve mund të aplikojnë në çdo kohë, pas botimit të kësaj thirrje për propozime, për periudhën 01 Dhjetor 2020 – 31 Janar 2022. Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët profesionistë në Shqipëri dhe rajon, të cilët janë të punësuar pranë një media apo në profesion të lirë, si dhe çdo pale të interesuar në gazetarinë hulumtuese. Të paktën një nga gazetarët e grupit të punës duhet të jetë rezident në Shqipëri (aplikanti kryesor).
Sipas rastit, Bordi Editorial i projektit do të publikojë thirrje tematike për propozime, të cilat do t’i nënshtrohen të njëjtës procedurë të aplikimit dhe vlerësimit.
Grupet e gazetarëve mund të aplikojnë në skemën e financimit përmes të cilës projekti parashikon mbështetje për deri në 10 grupe gazetarësh/artikuj në shumën deri në 5,000.00 USD (bruto), e cila do t’u paguhet gazetarëve 50% si financim fillestar dhe 50% në momentin e dorëzimit të artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Oficeri i Përputhshmërisë, për botim në platformë.
Për aplikim si grup gazetarësh për shkrim hulumtues me element ndërkufitarë, shkarkoni formatin e mëposhtëm të propozimit, së bashku me formatin e buxhetit të thjeshtuar, dhe paraqiteni atë pranë adresës submissions@ina.media, me titull email (Emer+Mbiemer [gazetari kryesor]_Titull Propozimi_GG)
Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fund muaji, Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në Takimin Vijues të Bordit.
Ju lutemi, ti kushtoni vëmendje të veçantë (mbi kriteret e vlerësimit dhe kushtet e dorëzimit të produktit) Guidave Editoriale dhe Vizuale të Platformës, të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjitha propozimet e pranuara, të gjendshme më poshtme: