Anna Lindh Foundation, së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të mbledhë rreth 1,000 pjesëmarrës: shoqërinë civile dhe subjekte akademike, liderë të rinj, media, figura me ndikim, përfaqësues të qeverive dhe institucioneve, politikëbërës dhe palë të tjera të interesuara nga 43 vende nga rajonin Euro-Mesdhetar.
Kërkohen vullnetarë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e Forumit që do të zhvillohet më 18–20 Qershor 2025 në Tiranë: një mundësi për të kontribuar në një event ndërkombëtar dhe për të njohur pjesëmarrës nga i gjithë Mesdheu. Vullnetarët që do të angazhohen, do të marrin një shpërblim financiar modest dhe do të pajisen me Çertifikatë Mirënjohjeje, të nënshkruar elektronikisht nga Kreu i Rrjetit Shqiptar ALF.
Kush mund të aplikojë?
- Të rinj dhe të reja 18–35 vjeç;
- Me njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht në komunikimin e folur;
- Me disponueshmëri të plotë gjatë datave 18, 19 dhe/ose 20 Qershor (mund të zgjidhni një, dy ose të tria ditët);
- Me mundësi për të ndjekur një trajnim paraprak organizuar nga ALF, që do të zhvillohet në një nga datat 14–17 Qershor;
Çfarë do të bëjnë vullnetarët?
Vullnetarët do të kontribuojnë në mbarëvajtjen e Forumit, duke përmbushur detyra praktike dhe logjistike si:
- Orientimi i pjesëmarrësve;
- Dhënia e informacionit bazë për agjendën dhe vendndodhjen e aktiviteteve;
- Shpërndarja e materialeve të ndryshme.
Për të marrë pjesë, plotësoni këtë formular, jo më vonë se data 12 Qershor, ora 16:00: https://forms.gle/8div1s9jSLVeqXyC7