Thirrje për pjesëmarrje
Kur?
Trajnimi do të mbahet në datat 21-23 dhjetor, ora 10.
Temat e trajnimit?
Trajnimi do të përqendrohet te marrja e njohurive të duhura nga gazetarët në lidhje me qasjen ndaj edukimit për median dhe informacionin, të kombinuar me qasjen e të drejtave të njeriut dhe diversitetin dhe përfaqësimin në media. Ai do të trajtojë tema si analiza kritike ndaj medias, lajmet e rreme dhe propaganda e lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, si dhe roli i edukimit mediatik në luftën kundër radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Gjithashtu, trajnimi do të trajtojë edhe luftën ndaj gjuhës së urrejtjes në media dhe praktikat më të mira në internet dhe media sociale për të nxitur tolerancën.
Kush mund të aplikojë?
Trajnimi është për gazetarët dhe për studentët e gazetarisë dhe komunikimit të interesuar për temën.
Si mund të aplikoj?
Të interesuarit të kontaktojnë këtë adresë e-maili deri në datë 18 dhjetor: gimi@institutemedia.org
Trajnimi organizohet nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadrin e një projekti të menaxhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ekselencë në Luftën ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm HEDAYAH.