Në datën 17 Dhjetor, në zyrat e Institutit Shqiptar të Medias u zhvillua Takimi Kombëtar i Rrjetit Shqiptar ALF, ku morën pjesë organizata anëtare nga Tirana, Durrësi, Librazhdi, Elbasani, Dibra dhe Shkodra, për të diskutuar mbi ecurinë e Rrjetit gjatë këtij viti dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm, përfshirë ALForum 2025.
Ndër të tjera u diskutuan elementë të Rregullores së Brendshme, që synonin përmirësimin e menaxhimit të Rrjetit, së bashku me sugjerime lidhur me përfshirjen e shtuar të anëtarëve të Rrjetit Shqiptar ALF në ciklin e ardhshëm të Skemës së Angazhimit të Rrjetit.
Planifikuar si pjesë e takimit, po në të njëjtën ditë, u zhvillua dhe sesioni i rritjes së kapaciteteve me temë menaxhimin financiar për OJF-të, me trajnere Dr. Eliona Gremi, themeluese dhe drejtuese e YRCI Albania dhe pedagoge ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti A.Xhuvani. Trajnimi trajtoi tema si ndërtimi i kapaciteteve, diversifikimi dhe strategjitë e financimit të qëndrueshëm, me fokus të veçantë në thirrjet e Fondacionit.
Disa momente të takimit iu dedikuan eksperiencave paralele me Skemën e Angazhimit të Rrjetit III, të Qendrës AMAD, YRCI dhe Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, të cilët kanë qenë pjesë e organizimit të eventeve të tilla si Dita e Mesdheut, trajnimeve ALF Hands-On dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të thirrjeve ALF in Motion.
Segementi i fundit i takimit iu dedikua diskutimeve mbi ALForum 2025 dhe mënyrave konkerete se si anëtarët e Rrjetit Shqiptar mund të jepnin kontributin e tyre aktiv në organizimin e disa prej aktiviteteve në këtë kuadër.
Falënderojmë gjithë pjesëmarrësit për kontributin aktiv gjatë takimit dhe dhe më gjerë – në mbështetjen e Rrjetit!
Për të qëndruar të përditësuar, na ndiqni në rrjetet tona sociale:
https://www.instagram.com/alf.shqiperi