Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Media Development

Zhvillimi i shkallës dhe matja e nivelit të edukimit mbi median dhe informacionit të studentëve në Shqipëri

in Media Development

Zhvillimi i shkallëve dhe instrumenteve të nevojshme për të matur dhe vlerësuar nivelin e edukimit mbi median dhe informacionin te kategori të ndryshme të audiencës, mbetet një nga sfidat më të mëdha të studiuesve të fushës. Në një kohë kur edukimi medial po shihet si një nga alternativat më të rëndësishme për adresimin e problemit të dezinformimit, propagandës, manipulimit të opinionit, si dhe ndërtimit të një marrëdhënieje të shëndetshme të përdoruesve me mediat, identifikimi i shkallës së njohurive rreth medias dhe aftësive për të ndërvepruar me to, përbën një kontribut mjaft të vyer për zhvillime të mëtejshme në këtë disiplinë. Ky studim, i sjellë nga profesorët e Universitetit Bedër, Erlis Cela, Melsena Danglli dhe Alban Tufa, sjell një qasje inovative dhe me impakt teorik e konkret. Studimi pati në fokus ndërtimin e një shkalle vetë perceptuese për matjen e nivelit të edukimit mbi median dhe informacionin, dhe testimin e kësaj shkalle te studentët. Duke pasur parasysh rëndësinë për grupmoshën dhe ndërveprimin me mediat dhe informacionin, nga njëra anë, por edhe përfundimet e studimit, kuptimi i shkallës së njohurive rreth medias për këtë kategori të audiencës përbën një nevojë imediate. Lidhur me besimin në media, një nga përfundimet më interesante është paradoksi mes burimeve të informacionit që përdoren nga studentët dhe besimit që ata kanë te këto burime. Të dhënat tregojnë se studentët janë dukshëm të lidhur me median sociale dhe median online për t’u informuar, por nuk u besojnë atyre aq sa i besojnë mediumeve tradicionale si televizionit, libri apo gazeta. Rezultatet tregojnë se studentët në përgjithësi kanë një shkallë relativisht të lartë të perceptimit mbi njohuritë e tyre rreth medias dhe informacionin. Ndonëse në krahasimin e rezultateve në dimensionet e ndryshme të EMI, vihen re diferenca, mund të thuhet se në përgjithësi shkalla e njohurive të vetë perceptuara mbetet relativisht e lartë. Lidhur me këtë mund të evidentohen diferenca të nivelit te EMI te studentët sipas fushave të studimit.

Ky studim u mundësua falë një granti të akorduar në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare,” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Zhvillimi i shkallës dhe matja e nivelit të edukimit mbi median dhe informacionit të studentëve në ShqipëriDownload

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias