Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact
No Result
View All Result
Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias
No Result
View All Result
Home Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
Zhvillohet Java e Shoqërisë Civile 2024!

Zhvillohet Java e Shoqërisë Civile 2024!

in Rrjeti Kombëtar Anna Lindh

Java e Shoqërisë Civile (JSHC) është një aktivitet kombëtar tematik i përvitshëm organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, që i dedikohet promovimit të veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile në vend dhe kontributit të tyre në shoqëri.

Java, e cila do të zhvillohet përgjatë periudhës 27 maj-2 qershor 2024, krijon mundësi për të gjithë aktorët e shoqërisë civile, për t`u bërë bashkë, si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, për të diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen.

Në vijimësi të vitit të kaluar, në linjë edhe me shpalljen e vitit 2024 si “Viti Evropian i Aftësive”, nga Komisioni Evropian, edhe këtë vit tematika në fokus të JSHC do të jetë “Aftësi për të gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar”.

Java përfshin një seri aktivitetesh lokale organizuar nga aktorë të shoqërisë civile në mbarë vendin, si dhe një event kombëtar i cili mbledh bashkë të gjithë grupet e interesit si organizata të shoqërisë civile, aktivistë, donatorë, institucione qeverisëse në nivel vendor dhe qendror, institucione akademike, biznese, media etj. në panele diskutimi dedikuar temës në fokus të javës. Natyra e aktiviteteve lokale është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë forume diskutimi, seminare, sesione informimi dhe ndërgjegjësimi, evente rrjetëzimi dhe shkëmbimi praktikash të mira, vizita apo ture, ditë të hapura, programe trajnimi, festivale dhe panaire apo aktivitete të tjera advokuese etj.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri është një nismë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, zbatuar në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Link: https://resourcecentre.al/sq/2024/04/18/java-e-shoqerise-civile-2024/

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Andon Zako Çajupi,
Tirana, Albania

Media Research

  • Media Legislation
  • Media Development and Independence

Media Monitoring

  • Crime and court reporting
  • Education and training of journalists
  • Corruption reporting
  • Reporting on social issues

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Contact

@2025 Albanian Media Institute | Instituti Shqiptar i Medias